Gjeloshaj nënkryetar i Qeverisë së MZ dhe ministër i Zhvillimit Ekonomik, Dukaj ministër i Administratës Publike

Kandidatë për posti nënkryetartit të Qeverisë së Malit të Zi dhe ministrit të Zhvillimit Ekonomik do të jetë bartësi i listës së Forumit Shqiptar Nik Gjeloshaj, ndërsa për ministër të Administratës Publike  do të jetë ministri aktual Marash Dukaj, kumtuan nga Forumi Shqiptar.

Siç thuhet,  në bazë të marrëveshjes së të gjitha organeve partiake është marrë vendim unanim për kandidatët që do të përfaqësojnë Forumin Shqiptar në Qeverinë e ardhshme.

Anëtarët e Forumit Shqiptar, siç theksohet propozuan Gjeloshaj dhe Dukaj duke e ditur punën e madhe dhe kontributin e madh që kanë dhënë deri tani në pozicionet e tyre.

Siç theksohet, Gjeloshaj me ekipin e tij e ka shndërruar komunën e Tuzit në model rajonal të qeverisjes së mirë, duke arritur një zhvillim të madh ekonomik dhe infrastrukturor.

Vizioni zhvillimor dhe ekonomik i z. Gjeloshaj do të jetë një aset i fortë në të gjitha çështjet dhe sferat e Qeverisë së ardhshme të 44-të të Malit të Zi. Nik Gjeloshaj është një fitimtarë i dëshmuar dhe një person shumë i përkushtuar në punën që bën dhe kjo na bind se Forumi Shqiptar mori të vetmin vendim të drejtë, thuhet në komunikatë.

Siç thuhet edhe Ministri aktual Marash Dukaj është propozuar që të vazhdojë të jetë ministër i administratës publike, detyrë të cilën e ka kryer me profesionalizëm dhe sukses deri më tani, duke reformuar administratën publike dhe duke inicuar ligje që Mali i Zi nuk i ka pasur kurrë, siç është Ligji për Qeverinë.

Malesia.org