Organizata jo-qeveritare “Qendra për Edukim Qytetar” (Centar za građansko obrazovanje (CGO)) i ka dorëzuar Qeverisë së Malit të Zi, iniciativën për shfuqizimin e vendimit të emërtimit të institucionit parashkollor publik “Nënë Tereza” në Tuz.
Për këtë organizatë, emri i kopshtit “Nënë Tereza”, është i papranueshëm.
Sipas tyre emërtimi i këtij institucioni është bërë në mënyrë të kundërligjshme, gjegjësisht janë shkelur procedurat e parapara me Ligjin për Memorialet, Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale dhe Ligjin e Përgjithshëm për Arsimin, si dhe Kushtetuta, e cila e përcakton Malin e Zi si shtet laik.
Institucioni parashkollor “Nënë Tereza” u pavarësua dhe emërua në korrikun e vitit të kaluar nga Qeveria e kaluar e Malit të Zi.
Deri atëherë ky institucion ishte i varur nga Podgorica dhe e kishte emrin “Gjina Vrbica”.
Pas ndryshimeve të vitit të kaluar, kundër doli edhe DPS-ja e Tuzit, e cila u deklarua se ishte kundër emërtimit “Nënë Tereza”.
/MALESIA.ORG/