Michigan – “Jehona e Malësisë” bën bashkë fëmijët shqiptar për Ditën e Flamurit


Shoqata atdhetare “Jehona e Malësisë”, në shtetin Michigan në ShBA, me një mbrëmje të paharrueshme, ka bashkuar fëmijët shqiptar për festën e 28 Nëntorit – Ditën e Flamurit.

Në faqen e saj, “Jehona e Malësisë”, ka deklaruar se “Data më e shenjtë e kombit na obligon që edhe festimi dhe përkujtimi të bëhet me dinjitet dhe falë atdhedashurisë që këta fëmijë kanë, edhe pse janë gjeneratë e dytë dhe e tretë besoj se e ardhmja e jonë është e ndritshme dhe me plotë mundësi”.

Postimi i plotë:

Ishte kënaqësi që, me rastin e festës më të madhe të kombit tonë, të kemi më të shtrenjtit e komunitetit , të ardhmën tonë të sigurt, fëmijët dhe rininë tonë të shkelqyer.
Data më e shenjtë e kombit na obligon që edhe festimi dhe perkujtimi të bëhet me dinjitet dhe falë atdhedashurisë që këta fëmijë kanë, edhe pse janë gjeneratë e dytë dhe e tretë besoj se e ardhmja e jonë është e ndritshme dhe me plotë mundësi.
Dua të falënderoj të gjithë sponsorët e kësaj mbrëmjeje, edhe ata të shumtit që u lajmëruan për të sponsorizuar edhe pasi që të gjitha fondet ishin siguruar, prindërit që kontribuan me pregatitje apo duke i sjellur fëmijët në këtë festë. Dua te faleminderoj Agronin, Nikollen dhe anetaret tjerë të bordit që me perkushtim u kujdesen që festa të shkojë sa ma mirë.
Mbi 1,000 veta që ishin prezent tregojnë pjekurinë dhe përgjegjësinë që ne kolektivisht kemi për të mbrojtur identitetin tonë kombëtar dhe besoj se në vitet në vijim ky numër vetem se do të rritet.
Gëzuar 28 nëntorin e Flamurit, Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, Ismail Qemalit, Adem Jasharit dhe UÇK-së!
Drejtë nëntorit të bashkimit!