Shqipëria në grup me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë


Në Hamburg të Gjermanisë është hedhur shorti për Kampionatin Evropian, EURO 2024.

Shqipëria ka rënë në një grup shumë të vështirë.

Kombëtarja jonë do të përballet në Grupin B me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

Orari i ndeshjeve të Shqipërisë:

15 qershor: Shqipëria – Itali – Dortmund;
19 qershor: Shqipëria – Kroacia – Hamburg;
24 qershor: Shqipëria – Spanja, Düsseldorf.