Zhaklina Peto është ambasadorja e re e Shqipërisë në Mal të Zi.
SH.S. Znj. Zhaklina Peto, i dorëzoi të martën, Presidentit të Malit të Zi Jakov Milatoviq, letrat kredenciale, si Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplote e Republikës së Shqipërisë në shtetin e Malit të Zi.
Zonja Zhaklina Peto ka zëvendësuar Ambasadorin Ridi Kurtezin që shkon ambasador në Emiratet e Bashkuara.
/MALESIA.ORG/