Tragjedi e rëndë në familjen Gjelaj

Anton Frani Gjelaj (37 vjeç) me të birin e tij Kristianin (6 vjeç), humbën jetën tragjikisht më 1 dhjetor në Podgoricë.

Aksidenti i tmerrshëm ndodhi kur automjeti të cilin e drejtonte Antoni, doli nga rruga dhe ra në lumin Moraça.

Disa orë më vonë, ekipet e policisë nxorrën trupat e pajetë të Antonit dhe të birit të tij Kristianit.

Familjes Gjelaj i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta!

/ MALESIA.ORG /