Anëtarja e klubit të Taekwondo-së, “Besa”nga Tuzi, Angjella Berishaj, fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian deri në moshën 21 vjeç.
Berishaj i fitoi dy kundershtarët e para, ndërsa humbi ne ndeshjen e tretë kundër përfaqësueses së Turqisë, Jaren Sude Uzunkavadar, me rezultat 2:0.
Angjella Berishaj mundi 2:0 spanjollen Ana Martinez dhe kroaten Marijela Parcina 2:1.
Kampionati po zhvillohet në Bukuresht të Romanisë.
/MALESIA.ORG/