Policia komunale e Tuzit ndalon personin që vuri zjarrin gomave


Fenomeni i djegies së gomave është gjithnjë një problem serioz në Malësi.

Policia komunale e Tuzit ka njoftuar se gjatë ditës së marte, ndaloi në vend të ngjarjes një person i cili po u vinte flakën gomave të makinave. Siç njoftojnë, ata menjëherë kanë ftuar policinë e shtetit, zjarrfikëset dhe inspekcionin ekologjik. Policia ndërkaq sanksionoi personin me iniciale F.A. 45 vjeç, ndërsa zjarrin e fiku ekipi i zjarrfikës nga Podgorica.

Djegia e gomave të makinave është një fenomen i vjetër e që është shumë i dëmshëm për shëndetin dhe ambientin.

/MALESIA.ORG/