Qytetarët ankohen për parregullsi dhe manipulime të punonjësve për regjistrimin e popullsisë


Qytetarët po ankohen për parregullsi dhe manipulime që po bëjnë punonjësit për regjistrimin e popullsisë në Komunën e Tuzit.

Deri me tani kemi tre raste të konfirmuara të cilët janë drejtuar portalit malesia.org, me ankesë se regjistruesit në teren nuk po e bëjnë punën e vet dhe po manipulojnë. Ndërkaq mësojmë se ka shumë raste tjera, por që po kalohen në heshtje.

Ndër rastet që na janë drejtuar janë -kur qytetari i cili është jashtë shtetit, i cili i ka dërguar dokumentin ndonjë familjari në Malësi, por që punonjësi i regjistrimit refuzon për t’a regjistruar, me shpjegim se nuk mund të regjistrojë persona që nuk janë prezent gjatë regjistrimit.

Raste tjera janë -kur regjistruesi i anashkalon (me qellim) pyetjet për përkatësinë kombëtare dhe gjuhësore, duke i këshilluar qytetarit se këto pyetje nuk janë të obligueshme për deklarim.

Apelojmë tek kryetari i Komisionit për regjistrimin e popullsisë në Komunën e Tuzit, njëkohësisht kryetar i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, që të reagohet sa më shpejtë dhe të parandalohen këto parregullsi dhe manipulime.

 

/MALESIA.ORG/