Shoqata “Jehona e Malësisë”, nga shteti Michigan në ShBA, njofton se të premten e kaluar zgjodhi kryesine e re.
Kryetar i ri i shoqatës u zgjodh Agron Dedivanaj, i cili në mandatin e kaluar ishte sekretar.
“Jehona e Malësisë” u formua para dy vitesh nga një grup mërgimtarësh nga Malësia, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Michigan.
Lexo komunikatën e plotë:
Të dashur bashkatdhetarë,
Kemi nderin dhe kënaqësinë t’ju informojmë se pas takimit të mbajtur të premten, më 15 dhjetor 2023, shoqata “Jehona e Malësisë” në mënyrë demokratike dhe unanime zgjodhi udhëheqjen e re për mandatin e ardhshëm dyvjeçar.
Meqenëse kryetari i deritanishëm i shoqatës z. Vilson Sinishtaj si edhe kishte njoftuar ne fillim te mandatit, deklaroi se nuk do të kandidojë për një mandat të ri, për motive parimore dhe personale, atëherë bordi drejtues njëzëri propozoi dhe mbështeti z. Agron Dedivanaj për kryetar të ri të shoqatës.
Pas kësaj, u bë përzgjedhja e pozitave të tjera përkatëse si më poshtë: Nënkryetar – Zef Berishaj dhe Simon Sinishtaj; Kryetar i Bordit – Anton Deda Gojçaj; Nënkryetar i Bordit – Irena Vulaj dhe Nua Gjelaj; Sekretar – Nora Junçaj dhe Dedë Dushaj; pergjegjes për strategjinë politike – Vilson Sinishtaj; Arkatarë – Pjetër (Peti) Camaj, Simon Ivezaj, Beku Gjelaj dhe Marash Micakaj
; Web dizajner – Anton Dedvukaj dhe Menaxhere e mediave sociale – Xheni Alibashi.
Shoqata “Jehona e Malësisë” me forca të reja do të vazhdojë rrugën e vendosur nga udhëheqja e deritanishme , që është rruga e promovimit, avancimit, zhvillimit dhe përparimit të komunitetit shqiptar në SHBA si dhe mbështetjes absolute për të gjitha proceset e mirëfillta shoqërore, politike dhe ekonomike në atdheun tonë.
Së bashku do të vazhdojmë të veprojmë në favor të çështjes kombëtare, ku do të jemi në çdo kohë në shërbim të komunitetit tonë dhe të gjitha vlerave kombëtare shqiptare në Amerikë dhe do të jemi gjithmonë me vëllezërit dhe motrat tona në atdhe duke mbështetur dhe mbrojtur oxhakun, identitetin dhe shtëpinë tonë.
Falenderojmë të gjithë ata që morën pjesë në punën e shoqatës sonë, ndërsa atyre që u zgjodhën në struktura të reja u urojmë fat dhe të gjitha të mirat dhe jemi më se të sigurt se me përkushtim të parezervë dhe në menyrë dinjitoze do t’i përmbushin përgjegjësitë e tyre, me tiparet më të larta njerëzore e kombëtare.
Urime, na u priftë e mbara!