David Kalaj, fitues i çmimit “Oktoih”

Çmimi shtetëror “Oktoih” për vitin 2023 iu dha bashkvendasit tonë prof. Dr. David Kalaj nga Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe të Matematikës i Universitetit të Malit të Zi.

“Çmimi shtetëror “Oktoih”’ është krijuar në vitin 1970. Ai i jepet shtetasit të Malit të Zi ose personit juridik me seli në territorin e Malit të Zi, për rezultate të jashtëzakonshme në fushën e arsimit dhe edukimit. Deri më tani, çmimi u është ndarë përafërsisht 140 individëve dhe 65 institucioneve”, kumtuan nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, të Malit të Zi.

Siç theksohet juria e ekspertëve për ndarjen e Çmimit Shtetëror “Oktoih” për vitin 2023, pas shqyrtimit dhe vlerësimit të detajuar të propozimeve të pranuara, në përputhje me Rregulloren për mënyrën e detajuar, procedurën dhe kriteret e vlerësimit, vendosi të akordojë Çmimi Shtetëror “Oktoih” për prof. Dr David Kalaj.

Vlen të theksohet se edhe në vitin 2019, Ministria e Shkencave të Malit të Zi, i kishte ndarë Kalajt, çmimin për arritje shkencore dhe inovative.

Punimet shkencore të Prof.Dr David Kalaj, janë publikuar në revistat shkencore më prestigjioze, botërore.
Malesia.org