Në prag të festave të fundvitit, nën organizimin e Komunës së Tuzit, në Sheshin e Ri, hapet “Pazari i dimrit”.
Pazari do të jetë i hapur deri më 2 janar 2024.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj së bashku me më të vegjëlit e komunës sonë, e në prani të shumë qytetarëve, ndezi mbrëmë dritat shumëngjyrëshe të festave të fundvitit në Pazarin e dimrit.
Të pranishëm në këtë eveniment ishin edhe Zëvendeskryeministri i Malit të Zi, njëheri edhe minister i zhvillimit ekonomik Nik Gjeloshaj, si dhe deputetët e Forumit Shqiptar, Nikollë Camaj dhe Artan Çobi.
Ndërkaq, mysafirët e shumtë, i argëtoi këngëtari i njohur Malësori.
Në këtë Pazar, në shpizat prej drurit, gjenden produkte të ndryshme nga ndërmarrësit dhe shoqëritë afariste nga treva e Komunës së Tuzit, të cilët merren me veprimtari të ndryshme të artizanatit, kafeneve, punëve artistike etj.
Malesia.Org