Admir Nikaj emërohet nënkryetar i Kuvendit të Komunës së Tuzit

Sot Kuvendi i Komunës së Tuzit zgjodhi nënkryetarin e Kuvendit të Komunës së Tuzit.

Në seancën e sotme, për nënkryetar të Kuvendit të Komunës së Tuzit, u emërua Admir Nikaj, nga radhët e Unionit Nacional Shqiptar.

Për zgjedhjen e Nikaj, votuan 27 këshilltarë nga radhët e Forumit Shqiptar (ASH-LDSH-UNSH), keshilltari i Demokrateve, keshilltari i Boshnjakve, si dhe këshilltarët e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH),  këshilltari i Social Demokratëve (SD), si dhe këshilltari i Listës për Tuz, nga radhet e opozitës.

Përndyshe, Admir Nikaj, është Këshilltar në Kuvendin e Tuzit, si dhe nënkryetar i Unionit Nacional Shqiptar.

Shkollimin e lartë e vijoi në Kosovë – Fakulteti i edukimit në Prishtinë.

Ndërkaq, në këtë seancë u emërua edhe sekretari i Kuvendit të Tuzit, Nermin Allibashiq, për të cilin votuan 27 késhilltarë nga radhët e pozitës dhe opozitës.

Allibashiq, Shkollimin e lartë e vijoi në Universitetin e Malit të Zi – Fakulteti juridik.

Fillimisht punoi në Ministrinë e punëve të brendshme, konkretisht punonjës në Administratën e kësaj Ministrie, ku punoi 10 vite me rradhë.
Mandej, emërohet si Sekretar i Kuvendit të Komunës së Tuzit, ku këtë detyrë e ushtroi 5 vite të mandatit.
Malesia.org