Sipas rezultateve paraprake të MONSTAT-it për regjistrimin e popullsisë, në Malësi, në Komunën e Tuzit, jetojnë 13,142 banorë të regjistruar. Ndërkaq, gjithsej janë 14,252 persona të regjistruar.
Nëse krahasohet me regjistrimin e 2011, është shënuar rritje. Në regjistrimin e 2011 në Malësi ishin 11,379 banorë të regjistruar.
Nuk dihet se cilët faktorë kanë ndikuar më shumë ne rritjen e popullsisë; nataliteti, ardhacakët apo regjistrimi i mërgatës, ku kësaj radhe u bë një fushatë më aktive.
Rritje u shënua edhe në Ulqin. Janë regjistruar 21,395 banorë në krahasim me 2011 kur ishin 19,921 banorë.
Të dhënat për kombësinë, gjuhën dhe fenë, do të dalin kah mesi i vitit.
/MALESIA.ORG/