KF Deçiqi kryeson Ligen e Malit të Zi


Me fitoren e sotme ndaj Mlladostit me rezultat 3:0, Deçiqi mori kreun e tabelës në Ligën e Parë të Malit të Zi.

Golat pë Deçiqin i shënuan; Bojan Matiq, me golin në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, Matija Bozhanoviq në minutën e 87-të dhe Oliver Sharkiq në minutën e 88-të.

Deçiqi tashmë ka dy pikë më shumë se Buduqnosti i Podgoricës.

/MALESIA.ORG/