Komuna e Tuzit ndanë 50 mijë euro për 50 stundentët më të mirë në Malësi.
Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj sot nënshkroi me studentët përfitues kontratat për bursat e Komunës për këtë vit shkollor.
Në fjalën e rastit, kryetari Gjelaj theksoi se “traditën për mbështetjen e më të mirëve, Komuna do ta vazhdojë edhe më fuqishëm”, të bindur se “Investimi më i mirë për të ardhmen e një shoqërie është investimi në arsim, investimi në ju që sot investoni në veten tuaj, në mënyrë që nesër t’i shërbeni vendit, e një ditë ta merrni edhe përgjegjësinë për zhvillimin qeverisjes dhe vetëqeverisjes sonë lokale. ”