Ambasadorja e Shqipërisë Zhaklina Peto, vizitoi Komunën e Tuzit


Ambasadorja e Shqipërisë, Zhaklina Peto, vizitoi sot Komunën e Tuzit me çrast u prit nga kryetari i Komunës, Lindon Gjelaj, nenkryetari Ivan Ivanaj dhe kryetari i Kuvendit, Fadil Kajoshaj.

Tema të bashkëbisedimit ishin zhvillimet në Komunën e Tuzit, posaçërisht në sektorin e turizmit, si potencial i jashtëzakonshëm i Komunës sonë, si dhe bashkëpunimi i ndërsjellë në fushat e kulturës, sportit, politikave të të rinjve për të rritur rolin e tyre ne hartimin e politikave rinore dhe vendimmarrjen vendore.

Kryetari në mënyrë të përmbledhur e informoi ambasadoren me arritjet e komunës së Tuzit në mandatin e kaluar dhe me planet për zhvillimin e Komunës në të ardhmen.

Ambasadorja Peto, shprehu mbështetjen e Republikës së Shqipërisë për mirëvajtjen dhe zhvillimin e Komunës së Tuzit, dhe të gjithë trevave ku jetojnë shqiptarë në Mal të Zi, që është edhe obligim i shtetit amë.

/MALESIA.ORG/