Para 2 javësh një grup bujqish që gravitojnë në Komunën e Tuzit iu drejtuan kryetarit të Komunës Lindon Gjelaj me një letër ku ata i adresuan një listë me kërkesa, që kanë të bëjnë me mjetet financiare të dedikuara dhe të planifikuara që t’u jepen bujqëve, si dhe për dëmshpërblimet e premtuara që nga viti i kaluar.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë letrën adresuar kryetarit të Komunës:
-Kryetarit të Komunës së Tuzit z. Lindon Gjelaj
Kërkesë
I nderuemi zotni kryetar,
Ne si grup qytetarsh të Komunës së Tuzit që merremi me veprimtari të ndryshme bujqsore kemi vendos që në ëmën të nji numri të konsidrueshëm të bujqve t’ ju drejtohemi me këto kërkesa si ma posht:
1. Lypim sqarim detal dhe të përpikt për mjetet financiare të Agrobuxhetit Komunal për vitin 2023 si vijon:
a) Pse ato mjete nuk u jan dedikua bujqve?
b) Sa mjete jan kën të parapame për 2023?
c) Ku jan shpenzua mjetet financiare të vitit vitin 2023? (të tregohen me saktësi ku dhe si)
2. Mjetet e premtueme nga ana e ish kryetarit të Komunës Nik Gjeloshaj për damet e shkaktueme nga breshni prej 300.000,00€, pse nuk jan realizua deri tash, dhe kur do të realizohen?
Këto premtime ish kryetari Gjeloshaj i ka dhanë në mediat lokale dhe republikane.
3. Lypim sqarim ma konciz dhe të sakt për mjetet financiare të vitit 2024. Duam garanci se ato mjete do të ndahen korrekt dhe t’u ndahen vetëm bujqve të Malësisë për të cilët jan dhe parapa. (Mos të ndodhin si në vitin 2023)
4. Lypim përgjigje të saktë në lidhje me premtimin që u asht dhan bujqve për participim në sigurim nga breshni të kulturave bujqsore, prej 25%.
I nderuemi kryetar,
Besojm se nuk asht nevoja të shkruajm detaje në lidhje me këto kërkesat tona, prandaj presim nga ju që brenda nji afati 10 ditor të na jepni përgjigje me shkrim dhe t’ na pranoni në kabinetin tuaj në lidhje me këto shqetsime tona për prodhimtarin bujqsore që asht e vetmja veprimtari ekonomike në Malësi.
Jemi të besimit se këto shqetsime dhe dilema mund t’i sqarojm në mënyr konstruktive, pa ndërmarr masa radikale, të cilat nuk i përjashtojm.
Sukruq, 26 shkurt 2024
Me respekt,
Bujqit e Malësisë
P.S. vijojn nënshkrimet
Ne emër te Grupit e nismëtar të kësaj kërkese, këtë shkresë redaksisë sonë ia nisi farmeri nga Malësia, Gjon Dreshaj.