Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, njëherësh edhe kryetar i Partisë Demokratike, Fatmir Gjeka, ka dënuar votën kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës të përfaqësueses së Malit të Zi.
“Vota e kreut të delegacionit tonë në atë institucion europian jo vetëm që është kundër marrëveshjes së koalicionit, por kërcënon drejtpërdrejt marrjen e IBAR-it.” Ka thënë Gjeka.
Ai këtë veprim e ka vlerësuar si të dëmshëm dhe të rrëzikshëm.
“Partia Demokratike dhe unë si kryetar i saj dhe anëtar i koalicionit qeverisës e vlerësojmë këtë lëvizje si të dëmshëm dhe të rrezikshëm për integrimin evropian të Malit të Zi”, tha Gjeka.
Ai thotë se presin që anëtarët e tjerë të koalicionit të marrin një vendim të qartë për këtë lëvizje dhe “ne do të vendosim në përputhje me rrethanat”.
/MALESIA.ORG/