Gorçeviq: Mali i Zi do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në KiE


Ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviq, ka thënë se në maj shteti i saj do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Ministrja e Malit të Zi, Maida Gorçeviq, në konferencën për media të mbajtur bashkë me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, ka komentuar votën e Malit të Zi kundër Kosovës në Komitetin për politikë dhe diplomaci të Këshillit të Evropës.“

Votimi i disa deputetëve nuk do të thotë domosdoshmërisë qëndrimin e qeverisë…Mali i Zi në maj do ta përkrahë Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, ka deklaruar ajo.