Freedom House: Regjim hibrid i Malit të Zi, paqëndrueshmëri kombëtare tashmë e dukshme në nivel lokal


Sipas raportit të Freedom House “Kombet në Tranzicion 2023”, i cili mbulon 29 vende evropiane dhe aziatike, Mali i Zi klasifikohet në regjime hibride.

Regjimet hibride kanë shtetet të cilat cilësohen si pjesërisht të lira, gjegjësisht janë regjime ndërmjet demokratike dhe autokratike pa perspektivën e arritjes së konsolidimit të plotë në asnjërin drejtim.

Në raportin për Malin e Zi, ndër të tjera, theksohet se ka paqëndrueshmëri kombëtare, institucionet nuk po funksionojnë siç duhet, dhe se disa komuna po përballen me pamundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve.

“Mali i Zi kq një qeveri të re që nuk ka shumë përvojë politike dhe sigurisht një koalicion të komplikuar me disa parti që janë historikisht të kundërshtuara”,tha për Zërin e Amerikës Aleksandra Karpi, eksperte e Freedom House për Ballkanin.

Freedom House është organizatë amerikane  me qënder në Washington, që mision kryesorë ka monitorimin e demokracisë në botë.

/MALESIA.ORG/