Camaj nga Keshilli i Evropës: Mali i Zi do të votojnë 2:1 në favor të Kosovës

Deputeti i Forumit Shqiptar, nga radhet e LDSH-së, Nikollë Camaj, pas takimit me liderin e grupit ALDE, Iulian Bulai, në margjinat e Keshillit të Evropës, deklaroi se është sigurua përkrahja e këtij grupi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Camaj, njëkohësisht theksoi se Delegacioni i Malit të Zi në këtë Asamble ka 6 deputetë, prej të cilëve votojnë tre, e që sipas gjitha gjasave , do votojnë 2:1, në favor të Kosovës.

Lexoni postimin e plotë të Camaj:

Të nderuar miq,
Mbrëmë patëm një darkë solemne të Grupit politik ALDE, organizuar nga lideri i Grupit, Iulian Bulai, përndryshe lobisti i madh i çështjes së Kosovës, në Këshillin e Evropës, dhe jo vetëm.
Në takimin që patëm paraprakisht, u sigurua përkrahja e këtij grupi, për anëtrësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, dhe sipas asaj që mund të dëgjohej aty, lobimi dhe obstrukcioni serb nuk ka shkaktuar dëmin që e kishte planifikuar!
Në këtë darkë, që ALDE e shtron për anëtarët e vet, çdo sesion pranveror, ishin prezent edhe përfaqsueset e Kosovës, anëtare të këtij grupi politik.
Për ata që nuk e dinë, ju njoftoj se zyrtarisht po qendroj në Strasbourg, në senancën pranverore të Këshillit të Evropës, si i vetmi deputet shqiptar nga Mali i Zi, ku sot do të votohetv për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion Evropian.
Delegacioni i Malit të Zi në këtë Asamble ka 6 deputetë, prej të cilëve votojnë tre, e që sipas tana gjasave, do të votojne 2:1, në favor të Kosovës.