Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vizituar sot Komunën e Tuzit.
Veliaj u prit nga Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj dhe Kryetari i Kuvendit Fadil Kajoshaj me bashkëpunëtorë.
“Kryebashkiaku komplimentoi z. Gjelaj për sukseset e vazhdueshme në fusha të ndryshme, si për infrastrukturorë, po ashtu edhe në fushën e kulturës dhe sportit.
Ndërsa kryetari e falënderoi për financimin e sheshit të ri në Komunën e Tuzit nga ana e Bashkisë së Tiranës”, shkruan në faqën e Komunës së Tuzit.
Në takim u diskutua lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm të Komunës së Tuzit me Bashkinë e Tiranës, dhe për hapat që do të ndërmerren për një bashkëpunim të vazhdueshëm.
/MALESIA.ORG/