Të premten, më 31 maj 2024, në hapësirën e galerisë së QKI-së “Malësia”, u mbajt ekspozita e artizanaleve dhe zejeve nga Shoqata e Artizanëve dhe Zejtarëve të Shqipërisë.
Të pranishmit i përshëndeti kryetari i Shoqatës së Artizanëve dhe Zejtarëve të Shqipërisë, Zef Gjini, ndërsa, drejtori i QKI-së, Vasel Berishaj, e shpalli të hapur ekpozitën, e gjithë kjo nën moderimin e gazetares Bora Lucaj.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 7 qershor.
Në historinë e gjatë 2500 – vjeçare, qyteti i Shkodrës krijoi traditën dhe në fushën e artizanatit në të cilën u mpleks mjeshtëria e lartë, individualiteti, fantazia krijuese dhe shijet e ndjenjat artistike të kësaj treve.
Mbi këtë frymë, në vitin 2007 u krijua Shoqata e Artizanëve dhe Zejtarëve të Shqipërisë, me misionin e saj për krijimin e lidhjeve mes artizanëve, për të ndikuar në ringjalljen, rigjenerimin dhe zhvillimin e artizanatit shqiptar.
Malesi.org