KF Otrant Olimpik nga Ulqini shkruan histori, ngjitet në ligën e parë të Malit të Zi

Futbollistët e Otrant Olimpik nga Ulqini në ndeshjen më të rëndësishme në historinë e klubit, arritën barazim 2:2 kundër ekipit Mlladost të Podgoricës, me çka siguruan kalimin në Ligën e parë të Malit të Zi. Në ndeshjen e parë në Ulqin, ata kishin fituar 1-0.

Pas shpalljes së KF Deçiqi, kampion i Ligës së parë të Malit të Zi, ky është një tjetër lajm i mirë, pasiqë në sezonin e ardhshëm do të kemi dy klube shqiptare në Ligën superiore të Malit të Zi.

Mlladosti i Podgoricës shënoi i pari në minutat e para të ndeshjes, mirëpo reagimi i ekipit nga Ulqini ishte i shpejtë. Ulqinakët kaluan në epërsi me golat e Shkrelës dhe Rexhës. Nga fundi i lojës Mlladosti barazoi por duke qenë se ulqinakët kishin fituar 1-0 ndeshjen e parë në Ulqin, ky rezultat ishte fitues për klubin nga Ulqini.

Të pranishëm në stadium ishin edhe disa qindra tifoz nga Ulqini, të cilët festuan me këngën ‘Besa-besë’.

/MALESIA.ORG/