Shkëlqejnë në Shtutgard futbollistët e “KF Malësia”

KF malesia 2014Futbollistët e moshave të reja të KF Malësia në mesin e 8 ekipeve më të mira në turnamentin evropian.

Në turnamentin i cili u zhvillua të shtunën dhe të diel në Shtutgard të Gjermanisë, futbollistët e KF Malësia në mesin e 64 ekipeve nga Evropa arritën të renditën në mesin e tetë ekipeve më të mira.

Talentet e rinj treguan përgatitje të shkëlqyeshme. Në ditën finale të turnamentit futbollistët e rinj nga Malësia arritën 3 fitore, një barazim dhe vetëm një humbje.

Urojmë futbollistët tonë të rinj për sukseset dhe të kthehen shëndosh e mirë në Malësi. /MALESIA.ORG/