Mali i Zi pranon pavarësinë e Kosovës

Mali i Zi sonte ka pranuar pavarësinë e Kosovës kumtoi ministri malazez i punëve të jashmte Millan Roqen pas mbledhjes së qeverisë.
Roqen paraprakisht tha se Kosova është realitet dhe çfardo që të mendohet për bazën jurudike të pavarësisë së Kosovës, askush nuk ka të drejtë të mbyll sytë para këtij fakti.
Parlamenti malazez me 3 tetor miratoi rezolutën për shpejtimin e procesit të integrimeve evropiane dhe euroatlantike, të cilat janë vlerësuar si bazë për njohjen e Kosovës.
Pavarësia e Kosovës, duke inkuadruar edhe Malin e Zi, e kanë njohur 51 shtete, prej të cilave 22 janë anëtare të Bashkimit Evropian.

Mali i Zi vendi i 49 që njohu pavarësinë e Kosovës

Qeveria e Malit të Zi e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, njoftoi ministri i jashtëm, Milan Roqen. “Qeveria njëzëri ka vendosur ta njohë Republikën e Kosovës”, u tha ai reporterëve. Pas vendimit të Podgoricës numri i vendeve qe kanë njohur Republikën e Kosovës arrin në 49. Sonte pritet që edhe Maqedonia ta njohë zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.

Përfaqësuesit e opozitës malazeze nuk kanë arritur ta bindin kryeministrin Gjukanoviq që të heqë dorë nga qëllimi që Qeveria e tij ta nxjerrë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Këtë ua kanë pohuar gazetarëve përfaqësuesit e opozitës, pas takimit me kreun e shtetit, diç pas orës 18:00, dhe më pastaj ka vazhduar mbledhja e Qeverisë ku në rendin e ditës është marrja e vendimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Më herët lideri i Partisë Popullore Serbe, Andrija Mandic, i ka deklaruar Tanjug-ut se opozita kurrë nuk do ta pranojë një vendim të tillë dhe se do t’i nxjerrë njerëzit në rrugë dhe do të kërkojë që vendimi të verifikohet në referendum dhe se deri atëherë do t’i bojkotojë të gjitha organet shtetërore, njoftojnë mediat serbe.

KOMENTOJE