Kombëtarja shqiptare ka pësuar humbje në stadiumin Ferenc Pushkash në kryeqytetin hungarez

Shqipëria shfaqi lojë më të mirë në pjesën e parë të ndeshjes gjatë të cilës pati dy mundësi të “arta”, madje duke e goditur edhe një herë transversalen.

Në pjesën e dytë skuadra vendase u tregua më e përqendruar dhe e dëshironte më tepër golin gjë që e arriti me anë të Torghelle (49’). Vendasit shënuan edhe njëherë Juhasz (82’), duke ia ndërprerë Shqipërisë fillimin pozitiv të këtyre kualifikimeve.

Haan u mundua me anë të zëvendësimeve të ndryshojë diçka, por kjo nuk pati sukses përveçse një tjetër transversale e goditur, e cila nuk pati asnjë rëndësi përveç rëndësisë statistikore.

Në mesjavë Kombëtarja do ta ketë një tjetër ndeshje të vështirë në udhëtim kundër Portugalisë. /telegrafi

KOMENTOJE