Pse, nuk u ftua Presidenti i Kosovës në Boston

Rasti i Kosovës, nga ai mos njohjes së gjertanishme nga Greqia, dhe se si ndikon feja (zinxhiri i shteteve sllavo – ortodokse në Europën Jug – Lindore në njohjen e shtetit të Kosovës) në të gjithë këtë punë, na bënë të “dyshojmë” se motivi i mos ftesës së Kosovës, në 100 vjetorin e kishës së parë ortodokse shqiptare në Amerikë, ka prapavijë të dyshimitë, dashakeqëse dhe kompromentuese…

NEW YORK CITY : Prej kohësh shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë gjetur te kisha e drejtuar nga At Artur Liolini, kancelari i kishës ortodokse të Bostonit, një mbështetje që u ka munguar. At Artur Liolini, në krye të kishës ortodokse Shën Gjergji, e ka shndërruar kishën e Fan Nolit në një ikonë që ka bashkuar shqiptarët në Boston, pa dallim feje e krahine. Ky është një kontribut i vyer shpirtëror, human dhe nacionalist, që çmohet dhe do të kujtohet përgjithmonë nga shqiptaret e mbarë Amerikës.
Këtë vit 2008, kisha ortodokse Shën Gjergji, në Boston, shënojë një shekull në punën e apostolatës shqiptaro – orthodokse në Amerikën e Veriut. Për herë të parë, prej kur u hap kisha e parë në Boston, shërbimet fetare u mbajtën në shqip, për t’u shërbyer të krishterëve orthodokse në gjuhën e tyre. Ish- Prifti ynë i parë dhe i paharruar , i cili me vonë u bë hierark, Theofan Stilian Noli, filloi një punë voluminoze të jashtëzakonëshme e të gjithëanëshme në vitin 1908, që i shërbeu komunitetit shqiptar ortodoks në SHBA-se, dhe në atdhe në mënyrë të mrekullueshme.

Pra, çdo gje qe lidhej me kete kishe dhe me kete vit qe mund te quhet fare lehte,” Viti 2008 shenon nje shekull ne punen e apostolates shqiptaro – orthodokse ne Ameriken e Veriut”, u be me 27 dhe 28 shtator, ne Bostonin Nolian. Me aktivitetin ne “Grand Gala” ne “World Trade Center” ne Boston dhe me meshën finale ne katedralen Shen Gjergji, komuniteti shqiptar i Bostonit, dhe grupe shqiptaresh nga shtetet e tjera te SHBA-se, festuan me madheshti 100-vjetorin e Kishes Ortodokse Shqiptare te themeluar nga Fan Noli. Sakaq, Presidenti i Republikës së Shqipërisë zoti Bamir Topi e dekorojë Kishen shqiptare te Shen Gjergjit ne Boston me Urdhrin ‘’Naim Frasheri’’ i Arte dhe Imzot Nolin, (pas vdekjes), me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”.

Mirpo ajo që “theu” zemerat e shqiptarëve të Amerikës, dhe ka pesmatuar jashtë mase komunitetin shqiptarë në Amerikë, është fakti se në aktivitetin në “Grand Gala” në “World Trade Center” në Boston, teksa shënohej 100 vjetori i kishës së parë ortodokse shqiptare në Amerikë, themeluar nga Theofan Stilan Noli:
“Nuk u ftua dhe nuk mori pjesë Presidenti i Republikës së Kosovës, zoti Fatmir Sejdiu, (megjithëse ai dhe delegacioni që e shoqëronte atë ndodhej vetëm 250 kilometra larg(Nju Jork) vendit, ku po organizohej festa.” Në sallë nuk u pa asnjë simbol i Kosovës, dhe nuk u tha nga krerët i kishës ortodokse shqiptare në Amerikë, as edhe një gjysmë-fjalë, për pavarësinë e Kosovës(ndërkohë, që vetëm presidenti Topi, e permendi gjatë fjalës së tij Kosovën dhe presidentin Sejdiu).

Në të njëjtën kohë që te dy delegacionet e larta shqiptare, te cilet ndodheshin ne Nju Jork, ku moren pjese ne sesionin e 63 – te, te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara, presidenti Bamir Topi dhe ministri i jashtem Lulzim Basha, presidenti Fatmir Sejdiu dhe ministri i jashtem Skender Hyseni, kan pasur takime ne New York, takimet vellazerore me veprimtare, dhe organizata, shoqatat, komunitetin musliman dhe katolik te komunitetit shqiptaro-amerikan ne Nju Jork, si Vatra dhe KKSHA.
Në këtë kontekst, njerëz të cilët nuk deshën të indetifikohen, thanë për gazetën tonë se në mos ftesën për Presidentin e Kosovës, ka ndikuar shumë, tek disa nga organizatorët e komisionit të festës, “edhe qëndrimi i Greqisë për mos njohjen e pavarësisë së Kosovës”.
Disa të tjerë pohojnë në “heshtje” se ka qënë Kisha Ortodokse dhe Kryepeshkopi i saj, Anastas Janullatos, i cili në qershor, po vetë ju përgjigjën negativisht ftesës së Partisë për Drejtësi dhe Integrim, për një lutje ndërfetare për përshpirtjen e viktimave të popullsisë çame më 27 qershor në Sarandë, dhe mund të kenë ndikuar në refuzmin e Presidenitit të Kosovës, në festën e 100 vjetorit të kishës. Pasi, qe vetë kjo kishë, e cila tre muaj më parë ftojë për vizitë Kryepeshkopin i saj, Anastas Janullatos.

Duhet cekur fakti; se në këtë 100 vjetor, Kryepeshkopi, Anastas Janullatos, nuk dënojë t’i dërgojë kishës së parë ortodokse shqiptare në Amerikë, në 100 vjetorin e saj – as edhe një copë “telegram urimi”, të paktën zyrtarisht të ishte lexuar në festë, po qe se i referohemi festës.
KOASH (Kisha Ortodokse Amerikano Shqiptare), duhet të ndahet një herë e mirë nga politika, rasti i Kosovës, nga ai mos njohjes së gjertanishme nga Greqia, dhe se si ndikon feja (zinxhiri i shteteve sllavo -ortodokse në Europën Jug – Lindore në njohjen e shtetit të Kosovës) në të gjithë këtë punë, na bënë të “dyshojmë” se motivi i mos ftesës së Kosovës, në 100 vjetorin e kishës së parë ortodokse shqiptare në Amerikë, ka prapavijë të dyshimitë , dashakeqëse dhe kompromentuese…..

Në përfundim të ceremonisë gjithë të pranishmit i kanë shprehur shqetësimin e tyre dhe kërkojnë përgjigje nga organizatorët e festës dhe shtrojnë pyetjet: “Pse u refuzua dhe u “pëçkundua” nga ky aktivitet Kosova?, “Pse nuk u ftua Presidenti i Republikës së Kosovës, zoti Fatmir Sejdiu, i ndodhur në Nju Jork, deri më datën 29 shtator, dhe ministri i jashtëm Skënder Hyseni deri më 1 tetor. ? “Pse në sallën madhështore nuk u vendos qoftë edhe një shenjë simbolike, që tregonte se Kosova është shteti më i i ri i botës, i njohur ky nga 47 shtete, përfshirë këtu edhe shtet më të mëdha dhe më të rëndësishme- SHBA, Anglinë, Francën, Gjermaninë, Japoninë, Kanadanë dhe Italinë.

KOMENTOJE