Ohio : Një gjyshe 88 vjeçare arrestohet dhe mund të dënohet me 6 muaj burg

U pirishi lojën fëmijëve dhe nuk ua dha topin…

BLUE ASH, Ohio : Një ngjarje e rrallë ndodhi në Amerikë, këto ditë. Ngjarje e cila ka pasur polemika të mëdha tek qytetarët. Bashkia ka hapur këto ditë një forum, ku po diskutohet gjerësisht rreth kësaj ngjarje. Ngjarje, e cila ndodhi në një mnibashki të Ohios, kur thuhet se një gjyshe e 88-ve, pasi ra topi i fëmijve të lagjes, në oborrin e saj, ajo u a mori topin fëmijve dhe nuk u a ktheu më, deri sa u deshtë edhe ndërhyrja e policisë të zgjidhte “sherrin” e madh që kishte shpërthyer në lagje mes fëmijëve nga mosha 6 vjeç deri në 13 vjeç dhe gjyshes 88 vjeçare . Për këtë ngjarje gjyshja Edna Jester, ndodhet nën arrest dhe po pret të përballet me gjyqin e qytetit.
88 vjeçarja “kapriçoze”, shkruajn gazetat lokale u tha policive kur ata i vunë prangat, se ” Unë jamë e gatëshme të arrestohem dhe të mi lidhni duart me hekurat, pasi unë nuk u pata kurrë farë faji këtyre fëmijëve”. “Ju lutem thirri ajo edukoni fëmijët të mësohen sesi të sillen me komshijtë dhe
shoqërinë , fëmijët nuk kan respekt dhe janë të padëshushëm”, tha Jester

Gazetat lokale shkruajn se për, arrestimin e saj u vu në dispozicion edhe një autoambulancë e policisë me shenjat dhe ngjyrat e policisë së qytetit, megjithse, ajo ishte e lidhur me pranga. Incidenti, tha policia Blue Ash Police, është i gjithë i filmuar nga një kamera amatore, dhe ka rënë në dorë të policisë.
“Një qytetar i kësaj lagjeje, i përfshirë edhe ai në këtë debat, tha se “më vjenë çudi sespe policia tregohet kaq shumë “korrete” me një nënë që pothuajse shkon drejt të “100” vjeçve, dhe po humb kohë të merret me dhjetra e qindra vjedhje, ose probleme të tjera, si me drogën e sa e sa probleme që ka qyteti ynë në një ditë, kur shkelen ligjet”, tha i irrituar Stephen Grid.

Ndërsa, Kelly Tanis komshia e Edna Jester, ishte një mendimi krejt të kundërt me ato çfar tha Grid. Ajo tha se unë e di sa të shqetësuar kanë qënë fëmijët , e këtij blloku më këtë gjyshe. Ajo tregojë se Jester ua ka marrë edhe herë të tjera topin fëmijëve të lagjes. “Unë, vetë kamë shkuar e kam blerë top tjetër, vetëm të mos i lë fëmijët të pakënaqur” tha Tanis. Duke nëncekur se jamë më se dakrot që përpara ligjit duhet të jemi të gjithë barabart, si ai fëmija dhe si një njeri që mund të jetë edhe 100 vjeç”, thotë Tanis
Media shkruan sot, se 88 vjeçarja Edna Jester, e cila ndhohet nën arrest, sipas ligjeve të shtetit Ohio do të dalë në gjyqë më 12 nëntorë, nhe nëse vërtetohet, se ajo është fajtore atëhere 88 vjeçarja Edna Jester do të dënohet me gjashtë muaj burg dhe të paguaj një gjob 1.000 dollarë.

BEQIR S/INA New York

KOMENTOJE