Në zyrën LDD-së për Nju Jork, me rrethe, u bë fushat fondëmbledhëse për kongresmenin Elliot Engel

Akademik Nexhat Daci: “Mbështetja e shqiptarëve për kongresmenin Elliot Engel më 4 nëntor, shprehje e sinqertë e mirënjohjes dhe respektit të madh për kontributin e tij për pavarësinë e Kosovës”

BRONX – NEW YORK : Elliot Engel, është kongresmen demokrat i Nju Jorkut, mandatuar për 10 mandate( 20 vjet). Ai është për më shumë se 5 mandate anëtar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë, dhe prej vitit 1989 është kryesues i Komitetit për Çështje Shqiptare në Kongresin Amerikan. Ai është i njohur si mik i dëshmuar, dhe zë i fuqishëm i shqiptarëve në Kongresin Amerikan.
Për meritat e tij në afirmimin dhe mbrojtjen e çështjes së Kosovës dhe të çështjes së shqiptarëve në SHBA, si dhe për përkrahjen e fuqishme të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, Engel, është dekoruar nga ish Presidenti i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, në vitin 2006, në 5-vjetorin e mbarimit të luftës në Kosovë, me Medaljen e Artë të Lirisë, ndërsa një rrugë në Pejë, gjatë një vizite të tij në Kosovë, një vit më parë thuhet se ka marrë edhe emri i tij.
Në çdo fushat elektorale, shqiptarët e Amerikës, kandidimit të tij – sipas praktikave amerikane, që bëjnë zakonisht në fushatat fondëmbledhese , disa herë kan kontribuar për zgjedhjen e tij – ose të senatorve e kongresmen me lidhje të mira me shqiptarët. Ai të shtunën më 1 nëntor, tre ditë para votimeve, për në Kongres, në zyrën e Degës së Lidhjes Demokratike të Dardanisë për Nju Jork, me rrethe, mori pjesë në takimin që organizojë kryesia e kësaj dege, me anëtarët dhe simpatizantët e saj – shqiptaro amerikan që dhanë kontributin e tyre, në një drek fondëmbledhse, ku u mblodhën 10 mijë dollar. Engel, shprehu mirënjohjen dhe ju falimenderua kontribuesve për ndihmën, dhe e vlersojë lart mbështetjen e komunitetit shqiptar.
Duhet kujtuar se Elliot Engel së bashku me një pjesë të komunitetit shqiptarë, përjetoj nga afër nënshkrimin e ligjit nga Presidenti Bush, javën e kaluar, kur u zhvillua edhe festa në Shtëpinë e Bardhë, teksa Presidenti Bush firmosi dokumentin e Protokollit për anëtarësim në NATO, të Shqipërisë. Prezenca e kongresmenit Engel në Shtëpinë e Bardhë, nuk i shpëtojë edhe “syrit” të Presidenti Bush, kur tha se “këtu kemi edhe kongresmenin Elliot Engel.
Engel në takimin e së shtunës në zyrën e LDD-së, në Nju Jork, ka kujtuar gjatë fjalës së tij edhe ditën kur Kosova, u deklarua me Kushtetutën e saj. “Isha i nderuar e krenar që mora pjesë në atë ditë historike, kur u bë nëshkrimi i Kushtetutës, në parlamentin e Kosovës,ka thën Engel, kur çdo deputet firmosi të ardhmen e tij – të ardhmen e popullit të tij. Kushtetuta e Kosovës, i vuri “vulën” e fundit qysh pas shpalljes së pavarësisë, duke i dhënë fund sundimit qindra vjeçarë të Sërbisë mbi Kosovën”, u tha pjesmarrësve Engel.
Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Dardanisë për Nju Jork, me rrethe, zoti Agim Rexhaj, pasi falënderoi kongresmenin Engel, për angazhimin e tij në mbështetje të çështjes së Kosovës, e ka quajtur atë si një “Hero” të kësaj çështje. Ai tha se kontributi dhe ndihma e këtij kongresmeni për këtë çështje, ka qënë e madhe dhe në ditët më të vështira, duke e bërë kongresmenin Engel, të fitojë admirimin dhe përkrahjen e gjithanëshme të, të gjithë shqiptarëve.

Engel e filloj lidhjen e tij me çështjen shqiptare prej kur politika e egër e Millosheviqit, dhuna sistematike e përdorur ndaj shqiptarëve nga sundimi sërb në Kosovë, prekën thellë këtë kongresmen, i cili prej vitit 1990, nuk ka pushuar së luftuari së bashku me ne, për zgjidhjen e kësaj çështje. Çështje, e cila u kurrorzua me 17 shkurt, kur me ndihmën e madhe të SHBA, NATO-s dhe aleatëve të saj – Kosova, shpallin pavarësinë e saj.
Rexhaj, tha se Engel e njohu mirë realtetin shqiptar, prej kur nisi hapat e parë në lidhje me shqiptarët e Kosovës, të cilët me në krye Presidentin historik, Ibrahim Rugova, në vitin 1989 – krjijojën edhe forcën më të madhe politike në Kosovë, Lidhjen Demokratike të Kosovës. Engel u lidh ngusht kështu gjatë gjithë kësaj periudhe, me rolin dhe kontrbutin e madh që po jepnin shqitarët e Amerikës, si dhe shqiptarët brenda dhe jashtë Kosovës. Ai e pa me syt e tij – sesa i bashkuar ishte populli shqiptar , për të luftuar e sakrifikuar për pavarësinë e lirinë e Kosovës.
Më tej Rexhaj , vijojë se për gjithçka që ka bërë Engel deri më tani për lirinë e pavarësinë e Kosovës, si në çdo fushat, edhe sot, në këtë zyrë, ku jemi mbledhur jo vetëm ne dardanët por edhe kolegët tanë, nga forcat të tjera politike, po i japim me anë të kësaj fushate fondëmbledhse, përkrahjen dhe mbështetjen tonë, për t’u ri-zgjedhur edhe një mandat tjetër në Kongres.
Njëhereshit, tha ai duke përfituar nga ky rast, i sjell kongresmenit Engel, përshëndetjen e akademik Nexhat Daci, kryetar i Partis Lidhja Demokratike e Dardanisë, i cili nëpërmjet një mesazhi të posaqëm, një ditë para vitomeve, ka zgjedhur të uroj ngrohtësisht fitoren e tij më 4 nëntor, duke na bënë thirrje edhe ne dardanëve të mbështesim e përkrahim me kontributin tonë, kongresitin Eliot Engel.

Akademik Daci, thotë në mesazhin e tij ceku Rexhaj, “Ju faleminderit! Engel! miku i madh i shqiptarëve për gjithëçka keni bërë për Kosovën – Kosova dhe gjithë shqiptarët, do tju jemi mirënjohës përherë, të urojë fitore në zgjedhjet e 4 nëntorit”.

Elliot Engel, e priti me kënaqësi këtë përshëndetje. Ai kujtojë gjatë fjalës së tij me nostalgji 20 vjet, të ushtrimit të detyrës në Kongres, për të cilat tha ai edhe ju shqiptarët jeni një pjesë të këtyre viteve, të mija ku së bashku ishim të përkushtuar ndaj kauzës suaj. Gjatë gjithë karjerës sime në Kongres, unë jam munduar ta përkrah kudo çështjen tuaj – ahstu si në Kosovë, Preshevë, Bujanovc, Medvegje, Mal të Zi e Maqedoni, Shqipëri e Çamëri , njësojë. Sinqerisht, që gjithë çka kam bërë deri tani, e kam bërë se kam besuar gjithmon tek kauza juaj, duke besuar se ajo ishte një kuaz e drejtë që duhej mbështetur e përkrahur me forcë, kudo që më është dhënë rasti”
Engel duke vlersuar lidhjet e mira që ka me shqiptarët, si këtu në SHBA, apo në Shqipëri e Kosovë, e viset shqiptare, tha se asnjëher nuk ka përkrahur ose mbështetur ndonjë karh të veçantë politik. Kam qënë i afërt me të gjithë shqiptarët, thotë kongresmeni Engel. Ai shfaqi besim të plotë, tani ka ardhur koha që Kosova të shkojë drejt të ardhmes së saj, prosperitetit dhe mirëqenjes së përbashkët. Kosova, ka shance të shumëta për të ecur shpejt, për t’u bërë edhe anëtare e Bashkimit Europian, Natos, dhe anëtare e Kombeve të Bashkuara.Njohja e shtetit nga 52 vende, është dëshmi i përparimit që ka bërë Kosova.
Presidentin e parë të Kosovës, dr Ibrahim Rugovën, ai e quajti mik personal të tij, duke shprehur edhe keqardhjen që në këto ditë, nuk jetonë Rugova, njeriu që kontribojë kaq shumë për pavarësinë. Unë dhe djali i im, theksojë Engel, shkuam të nderojmë tani që Kosova u bë shtet, figurën e Rugovës. Shkuam tek familja e tij dhe tek varri ku prehet shpirti i tij në botën e amnueshme. Atje, sipas zakonit tonë, hebre, ne vendosësm në emërin tonë – një gurë mbi varrin e tij. Këtë gjest e bëmë, për të treguar, se ne e kemi vizituar atë varrë, dhe kemi shprehur dhimbjen e madhe dhe dashurinë e respektin e madh që kemi pasë për atë njeri” pohojë kongresmeni amerikan me origjinë hebraike, Elliot Engel.
Më lejoni t’ju faleminderojë thellë nga zemra, ju drejtua ai pjesmarrësve duk
e i ftuar ata që natën e fitoresë së 4 nëntorit në distriktin e tij zonën elektorale, ku ai kandidonë, të festojë së bashku me mbështetsit amerikan edhe me miqt shqiptarë në Amerikë.

Për këtë ka pranuar ai se “Është, një pervilegj që edhe mbas 20 viteve, të festojë së bashku me ju ditën e zgjedhjes, prej kur për herë të parë unë u futa në Kongresin Amerikan. 20 vite në kongres për mua tha Engel, ishin vite që ndryshuan jetën time – vite këto që me ju shqiptarët ndryshuan gjithashtu jetën time. Ju faleminderit për miqësin! Ju faliminderit për mbështetjen që po më bëni. Gëzuar ! thërret ai në shqip, Rroft miqsia shqiptaro amerikane! – e përjetëshme qoft kjo miqsi! Ju faleminderit! shumë.
Në një pronocim eskluzivë për gazetën kombëtare Bota Sot, kongresmeni Elliot Engel, u zotua se do të vazhdojë mbështetjen dhe përkrahjen e tij ndaj çështjes shqiptare, dhe tha se do t’i bashkëngjitet komunitetit shqiptarë në çdo veprimtari edhe në mandatin më të ri, që ai shpreson se do t’a fitojë më 4 nëntorë.
Në takim u shtruan edhe shumë pyetje lidhur me gjendjen në Mitrovicë, çështjen e shqiptarëve në Mal të Zi, në Maqedoni, Luginën e Preshevës, në raport me pavarësinë e Kosovës, dhe zgjedhjet presidenciale.
Lidhur me disa nga këto çështje, kongresmeni demokrat i Nju Jorkut, Eliot Egel, theksoi se është humbje kohe dhe rrezik për t’u integruar në Europë, në se Sërbia, vazhdon të tentojë ndarjen e Kosovës , duke i referuar gjithnjë situatës në veri të Mitrovicës. Ndërsa, e quajti sukses të pakontestushem, njohjen e gjertanishme të Kosovës nga 52 shtete, përfshirë shtetet më të mëdha dhe të fushqishme të botës- SHBA-, Japonia, Gjermania, Britania e Madhe, Italia , Franca dhe së fundi Malajzia.
N/kryetari i deges se LDD, per New York me rrethe, z Elmi Berisha, ish përfaqësues i Presidentit të Kosovës në Zyrën e ambasadorit të nderit të Kosovës në Amerikë, Bob Dole, pos një falimnderimi te thellë, i kërkoj kongresmenit, Engel, një mendim rreth çështjes së veriut të Kosovës, atë që ka të bëjë me Mitrovicën.
Çka, kongresmeni Engel, prerazi tha se “Mitrovica, është pjesë e pandarë e Kosovës, as edhe një centimetër nga territori i Kosovës nuk do të ndahet, pavarësisht problemeve që ka tani atje. Por, tha ai se shumë shpejt ELUX-si, ka për ta zgjidhur këtë siuatë dhe Kosova do të marrë kontrollin e plotë, në të gjithë teritorin e saj – si i shtet sovran e i pavarur.
BEQIR SINA, New York

FOTOGRAFITË KOMENTOJE