Shqiptarët e Amerikës shpresojnë të zgjidhet çështja e pronave të tyre në Shqipëri

Për pronat, pasi Shqipëria të bëhet anëtare e NATO-s, do të bëhet edhe më shumë ……Anëtarësimi në NATO, pritet të ndikoi pozitivisht në kryerjen e reformave në Shqipëri

BENSONHURST – BROOKLYN NY : Një nga debatet më të nxitura kohët e fundit, në komunitetin shqiptarë në SHBA-së, është çështja e pronave. Shumë shqiptarë të emigruara në periudha të ndryshme, në kohë e rrethana të ndryshme, besojnë se pasë asaj që ndodhi në Shtëpinë e Bardhë, kur Presidenti amerikan, Xhorxh Bush(Gerge W. Bush), nënshkroi ligjin që i hapin rrugën e anetarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, çështja e pronave të emigrantëve shqiptarë në Amerikë, do të zgjidhet. Ftesa për Anëtarësimin në NATO- e cila ka shumë shance që të bëhet edhe anëtare e plotë në Samitin e Washingtonit në muajin Prill 2009, shihet tek mërgimtarët shqiptarë në Amerikë, të cilët kanë pronat në Shqipëri, se do të ndikoi mjaft pozitivisht në kryerjen e reformave në Shqipëri, dhe zgjedhjen e çëshjtes së pronave.

“Ky është një moment i veçantë në historinë shpresëdhënëse të lirive të njeriut, ndërkohë që Amerika zyrtarisht deklaron mbështetjen e saj për futjen e Shqipërisë dhe Kroacisë në Nato. Me ceremoninë e sotme ftojmë dy demokracit e reja dhe energjike, të cilat po përpiqen të marrin përsipër përgjegjësi të reja në një kohë kur përballemi me terrorizëm dhe luftra,” tha Presidenti Bush.
Presidenti Bush theksoi se me nënshkrimin e protokollit për antarësim në Aleancë, forcohet partneriteti i Amerikës me vende që dikur dergjeshin nën prangat e komunizmit. Ky është një moment, tha Presidenti amerikan George W.Bush, kur populli amerikan gëzon me popullin shqiptar dhe atë kroat një hap të madh drejt përfshirjes së vendeve të tyre në aleancën më të madhe të lirisë që ka njohur ndonjëherë bota. Presidenti, Bush foli në veçanti edhe për rrugën e përshkuar nga këto vende që nga rrëzimi i regjimeve komuniste.
Kështuqë, edhe një herë më shumë se kurrë herë tjetër, duket se janë ngjallur shpresat; se çështja e pronave në Shqipëri, megjithë vështirësit që janë akumuluar deri tani, jo vetëm gjatë sundimit komunist, për më shumë se gjysmë shekulli, por edhe në 17- vjet pluralizëm, së fundi do të gjejë zgjedhje. Kjo do të vijë me asitencën dhe ndihmën e madhe që po jep BE, SHBA dhe NATO-ja. Ky është një ndër përfundimet e raportit të paraqitur nga ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Robert Bosch, në Këshillin e përhershëm të kësaj organizate për periudhën shtator 2007 – tetor 2008.
Këtë çështje preku edhe Robert Bosch, në Këshillin e përhershëm të kësaj organizate. Ku shprehimisht thuhej se :” Për sa i përket vetë reformës së pronave, raporti thotë se në lidhje me procesin e kthimit dhe kompensimit, mund të bëhet më shumë për të rritur transparencën dhe për të përshpejtuar më tej procesin. “Duhet kryer një vlerësim i kërkesave në pritje të paraqitura pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP) dhe procedurat zbatuese duhen përmirësuar për të rritur efikasitetin”, – thuhet në të. Njëkohësisht, rekomandohet se duhet ndërmarrë edhe një vlerësim mbi aftësinë e shtetit për të kompensuar ish-pronarët me të holla, pasi si ish-pronarët, ashtu edhe qeveria, e kuptojnë se shteti nuk zotëron fonde të mjaftueshme për të kompensuar 100% të vlerës së drejtë të tregut të sotëm si kompensim për shpronësimet.”
Kompensimi i pronave, do të shpjegohet në një intervistë në Departamentin e Drejtësisë , mga Kryetari i komisionit për zgjidhjen e problemit të pronave të shtetasve amerikanë në vende të huaja, juristi Mauricio Tamargo. Sipas Zërit të Amerikës, thuhet se Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ende të hapur programin për kompensimin e shtetasve amerikanë që humbën pronat në valën e konfiskimeve nga qeveria komunsite e Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore. Kryetari i komisionit për zgjidhjen e problemit të pronave të shtetasve amerikanë në vende të huaja, juristi Mauricio Tamargo, do të shpjegojë të hënën për Zërin e Amerikës, procesin e kompensimit dhe kushtet që duhet të plotësojnë individët për të përfituar nga ky program. Gjithçka për të interesuarit mund t’a ndjekin në emisionin televiziv “Ditari”, i cili do të transmetohet të hënën, pra më 3 nëntor.
BEQIR SINA, New York

KOMENTOJE