Për subjektet nacionale shqiptare të sigurohen pesë mandate

Deputeti i Alternativës Shqiptare, Vasel Sinishtaj kërkon:

Tuz- “Deri më tani ende nuk është arritur që të bëhet hartimi i projektligjit mbi zgjedhjet në Mal të Zi”, thotë deputeti i ASH, Vasel Sinishtaj. Sipas tij, ka qenë dashur të ndryshohet edhe Ligji për zbatimin e Kushtetutës, për t`i prolonguar për më vonë afatet kushtetuese për nxjerrjen e këtyreve ligjeve.
“Zgjedhjet lokale të parkohshme që do të zhvillohen në Kotorr do të zhvillohen sipas Ligjit të vjetër. Në asnjë mënyrë nuk do të duhej që të ndodhte kjo”, shprehet deputeti Sinishtaj. Ai thotë se në zgjedhjet e ardhshme do të insistojnë në ruajtjen e pesë mandateve për subjektet nacionale shqiptare, e jo si deri më tani që edhe partitë proqytetare të marrin 1, 2, apo 3 mandate.
Siç dihet vitin e kaluar është formuar Komisioni për hartimin e projektligjit, kryetar i të cilit është Sllavolub Stjepoviq, kurse nga subjektet shqiptare anëtar është deputeti i LD në MZ, Mehmet Bardhi. /kohapress/

KOMENTOJE