shiko raundin 1 , 2 shiko raundin 3
Luani e nisi shumë mirë meçin duke pasur një raund të parë tÑ ekuilibruar, ku Krasniqi ishte mÑ sulmues, dhe taktika e tij ishte t’i afrohej dhe ta godiste nga afër kundërshtarin e tij, gjë që e bëri gjatë gjithë raundit të dytë, kur ishte dominues, dhe kjo dha shenja se shumë shpejt Luani do ta përfundonte ndeshjen me nokaut, mirëpo kështu nuk ndodhi.
Boksieri nga Juniku edhe raundin e tretÑ e filloi shumë mirë, duke i dhënë disa goditje tÑ rÑnda ukrainasit, por njÑ goditje e papritur, ndÑr tÑ rrallat tÑ Dimitrenkos, nÑ pjesën e djathtÑ tÑ barkut, i kushtoi Luanit me dorëzimin e meçit.
Kjo humbje e Luan Krasniqit, sipas të gjitha gjasave do t’i kushtojë edhe me karrirë, pasi që është shumë e vështirë që njëri nga boksierët më të mëdhenj shqiptar, të rikthehet dhe të garojë sërish për ta realizuar ëndrrën e tij: të shpallet kampion bote.
Kjo ishte fitorja e njëzetenëntë nga njëzetenëntë përballjet e Dimitrenkos, ndërsa kjo fitore ia hap rrugët për nivelet më të larta të boksit botëror. Telegrafi/TopChannel