Dom Pjetër Popaj u shpreh “Alfabeti i gjuhës shqipe në diasporë u bë faktorë kryesorë që kombi të mbijetojë dhe të ruajë të pastër të bukur dhe të ëmbël gjuhën shqipe”
BRONX NEW YORK : Kisha Katolike Zoja e Shkodrës, nën drejtimin e famullitarit Dom Pjetër Popaj, së bashku me qendrën Nëna Tereze, organizoj të djelën në mesë-drekë, në njërin prej mejdisve të një lokali luksoz, në Nju Jork, simpoziumin me rastin e “100-vjetorit të Kongresit të Manastirit (14 nentor – 22 nentor 1908)'”
Simpoziumin me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit, i cili këto ditë është kthyer në festë mbarkombëtare, si në Manastirë, Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Luginën e Preshevës e diasporë, mblodhi, dje në Nju Jork, disa studiues, lider të shoqatave dhe organizatave të komunitetit, artistë, gazetarë, shkrimtarë, poetë afaristë të njohur, student që po studion në shkollat amerikane, studiues, dhe mërgimtar të emigruar në kohë e rrethana të ndryshme nga të gjitha trojet, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Medvegja Bujanovci, Çamëria dhe diaspora.
Simpoziumin me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit, i mbajtur ditën e dielë, më 16 nëntor 2008, duke filluar në ora 2 pas dite në lokalin Maestro’s Caterers – Bronxdale Avenue në Bronx, ishte njëra nga veprimtarit më të spikatura të komunitetit shqiptar në SHBA-së, të këtij viti pavarësisht numërit të pjesmarrësve. Ky simpozium ishte në vazhdën e veprimtarive të shumta që po zhvillohen këto ditë kudo në botën shqiptare, me rastin e 100 vjetorin të Kongresit të Manastirit i cila daton të jetë mbajtur më 14 nëntor deri më 22 nëntor, 1908
Simpoziumin me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit, në Nju Jork, e moderojë Orisin Turmalaj e ndërsa Ligjerues të simpoziumit ishin shkrimtari i njohur Naum Prifti, studiuesi Prof. Dr. Agron Fico, dhe publicisti Bardhyl Ukcamaj. Në simpoziumin me rastin e 100 vjetorit të kongresit të Manastirit, disa nga pjesmarrësit, drejtuan pyetje, si dhe shfrytëzuan rastin të bëjnë sugjerime sipas mendimeve të tyre, për disa nga gjërat që i shqetësojnë më së shumti shqiptarët e Amerikës, kur bëhet fjalë për gjuhën shqipe dhe alfabetin shqip. Folën dhe bënë pyetje, Cafo Boga, Marijan Cubi, Dalip Greca, Zef Përndocaj, Tom Mrijaj dhe Lek Çelaj. Një vogëlushe, Dorina Kola dhe Orsin Turmalaj, recituan poezi të zgjedhura kushtuar gjuhës së ëmbël dhe të bukur shqipe.
Megjithse kanë kaluar 100 vjet, gjuha jonë ka probleme ende të pazgjidhura, tha famullitari Dom Pjetër Popaj, teksa përshendetste këtë simpozium dhe duke iu faliminderuar ligjeruesve dhe qenëdrës Nëna Tereze, e pjesmarrësve për vemendjen. Popaj – kujtojë me këtë rastë dhe ish presidentin e ndjerë të Kosovës, Dr Rugovën, i cili u ka thënë shqiptarëve të Amerikës, se “pavarësisht mungesvae dhe gabimeve e problemeve që hasim sot, me gjuhën e alfabetin shqip, këto duken tek të folurat sipas dialektieve të gjuhës shqipe, prapseprapë kemi një të mirë të përbashkët, unike nga mënyra sesi e kuptojmë njeri tjetrin; pikërishtë se të gjithë flasim shqip e meremi vesh me njëri tjetrin po shqip “
Simpoziumin me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit, i mbajtur në Nju Jork ditën e dielë, më 16 nëntor 2008, fillojë me këndimin e hymenve të dy vendeve të SHBA dhe R. Shqipërisë, kënduar nga grupi i Djemëve të Kelmendit. Si gjatë ligjeratave dhe përshëndetjeve dhe diskutimeve u vu në pahë se Kongresi i Manastirit shënon një ngjarje të rëndësishme politike, kulturore, shkencore dhe arsimore për kombin shqiptar. Kongresi i Manastirit, nxorri si konkluzion sipoziumi është kongresi parë i alfabetit kombëtar të shqipes, që u përpilua dhe u miratua prej tij, alfabeti që ne përdorim sot.
Këtë simpozium e përshëndeti edhe studiuesi dhe publicisti i njohur në komunitetin shqiptarë në Amerikë, inxhinieri i diplomuar Mërgim Korça.
Duhet theksuar se kumtesa e zotit Korça ishte një vështrim i thellë analitik i gjuhës shqipe në përgjethësi. Kumtesa me rastin e 100-vjetorit të Kongresit Manastirit, dërguar nga zoti Mërgim Korça, nëpërmjet shkrimtarit Tom Mrijaj, në simpoziumin e Nju Jorkut, mbyllet me këtë konsideratë përmbyllëse : Me këtë rast tashti e ndjej për detyrë atdhetare t’ia rikujtoj lexuesit tezën komuniste enveriane sipas së cilës fund nëntori i vitit 1944 duhej konsideruar si viti “0” në çdo drejtim. Në vazhdim dua edhe t’u rikujtoj se falë fanatizmit partiak të zbatuar në shkencat gjuhësore dhe historike nga shkencëtarët e Instituteve përkatëse dhe Akademia e Shkencave, se si në gjuhësí edhe në histori u punua me këmbëngulje të pafalëshme të krijohej përshtypja se para vitit zero nuk kishim as gjuhësí pa le që letërsia e shkruar u cungua më keq nga ç’e cungoi Kongresi i Drejtshkrimit i vitit 1972 vetë Gjuhën Shqipe.
Kjo mendësí krijoi në vazhdim edhe mjegullimin e Kongresit të Manastirit i cili na paskish qenë vetëm një tubim sa për të caktuar një alfabet (gjë fare ordinere) i cili tubim, bëni hesap, nuk paskish patur as organizator e as kryetar të tij. Prandaj tashti dua të rikujtoj, siç e trajtuam në hyrje, problemin se Fuqit’e Mëdha as i kishin në hesap interesat e Kombit Shqiptar. Gjithsecila syresh ish e prirur të plotësoheshin interesat e saja. Pikërisht nisur nga qëndrimet e tyre, e si pasojë edhe mbas qëndrimeve të Kongresit Berlinit skajshmërisht kundra interesave të popullatave shqiptare të shpërndara nëpër Ballkan, vendimi i Kongresit Manastirit parë nga rëndësia e këndvështrimit Një Komb një Gjuhë, na shpije pa as më të voglën mëdyshje në përfundimin se ky Kongres ishte parapërgatitja e Shpalljes së Pavarësisë dhe se Historia e Popullit Shqiptar mund të njësohet me historinë e ABC-së Shqipe !
Albanologu, studiuesi dhe publicisti i njohur Prof. Dr. Agron Fico, solli ligjeratën e thuktë të titulluar “Në gjurmët e ABC -së Shqip” : (Sfidat e alfabetit: Vështrim gjuhësor-kulturor).
Professor Fico, thotë qysh në fillim të ligjeratës se edhe Albanologu Prof. Eqrem Çabej ka thënë: “Po t’i hedhim një vështrim historisë së gjuhës shqipe, dy gjëra të kundërta na bien në sy në këtë lëmë: në një anë një gjuhë e dëshmuar me shkrim mjaft vonë, në anën tjetër një popull i lashtë, autokton në këto vise ballkanike, që në kohët e mugëta të prehistorisë”.Ky mendim i shprehur në vitet ’30 të shekullit të kaluar nga Prof. Çabej, ka cekur Fico, ka qenë një sfidë e përhershme për studiuesit dhe dijetarët për të bërë kërkime dhe gjurmime rreth shkrimit të gjuhës shqipe.
Më tej ai ka thënë se edhe në një vështrim tërësor mund të thuhet se shqiptarët, të njohur në harkun e pamasë të kronologjisë planetare me emrat pellazgë, ilirë, arbëreshë, janë bashkautorë në krijimin e njerëzimit. Shqiptarët janë ndër popujt më të lashtë. Zbulimet arkeologjike, dokumentat historike, dëshmitë e historianëve klasikë, të historianëve të periudhave të ndryshme historike, mbi të gjitha vetë gjuha shqipe, provojnë katërcipërisht lashtësinë e shqiptarëve.Gjuha shqipe jo vetëm i përket familjes së gjuhëve indoeuropiane, por edhe hyn në grupimin Satem (Lindje) nga mënyra e shqiptimit të bashkëtingëlloreve grykore-qiellëzore k’, g’, gh’.Shumica e dijetarëve kanë mbështetur tezën e origjinës ilire të gjuhës shqipe, thotë professor Fico.
Lashtësia e gjuhës shqipe, e pranuar nga autoritetet shkencore dhe akademike botërore, dëshmon njëkohësisht lashtësinë e kombit,
popullit shqiptar, që e ka krijuar, e ka folur, e ka zhvilluar dhe e ka ruajtur gjer në ditët tona. Bukuria e gjuhës shqipe, me mënyrat habitore dhe dëshirore, aftësia e saj mahnitëse për të shqipëruar kryevepra të njerëzimit, që nga “Rubairat” e Omar Khajamit e gjer tek veprat e Shekspirit, Balzakut, Markezit, Gëtes, Servantesit, etj. dëshmojnë se gjuha shqipe zotëron cilësi të larta linguistike dhe është e aftë të japë shqip kryeveprat e letërsisë botërore, shqipja është gjuhë e një kulture qytetëruese, theksoj Albanologu, studiuesi dhe publicisti i njohur Prof. Dr. Agron Fico.
Shkrimtari i shquar në fushën e tregimit të shkurtër, Nuam Prifti, autor i shumë librave me tregime, mbajti ligjeratën “Konica dhe Kongresi i Manastirit”
Prifti, spjegon në një pjesë të ligjeratës se si ngjau që Faik Konica, një nga dijetarë më të përgatitur në fushën e gjuhës dhe letërsisë, nuk pranoi të vinte në Kongres, madje e sulmoi ashpër, duke i cilësuar delegatët “Xhon Turqit e Manastirit,” sikurse dëshmon letra e datës 10 nëntor 1908, e rizbuluar tani së fundi në Arkivin e Shtetit. Ai shpreh rezerva të forta për rezultat e Kongresit dhe parashikoi se alfabeti nuk do të jetonte gjatë, çka nuk u vërtetua. Besohet se u zemërua që ftesën ia dërguan vetëm ditët e fundit, sa për të larë gojën. Pandehmat janë se komiteti nismëtar e mënjanoi Konicën, për arsye të acarimeve midis tij dhe Mitat Frashërin, president i Kongresit.
Nga letra e Konicës del se me të qënka zëmeruar edhe Gjergj Qiriazi, “për arsye të Antologjisë që botoi Konica dhe ca me tepër se mori anën e priftit shqiptar.” Nuk dihet për cilin prift e ka fjalën Konica, po ndofta për Fan Nolin. Më tutje shpërthen. “Pas kokës së Qiriazit duhet të bëhemi të gjithë agjentë të Biblës.” Qirjazët s’e kanë kërkuar kurrë prej asnjerit proselitizmin, ndërsa nderimi që shfaqnin ndaj Shoqërisë Biblike, buronte nga mirënjohja sepse ajo shoqëri ndërhyri pranë qeverisë Turke për të siguruar lejën e hapjesn së Mësonjtores së parë në Korçë. Te letra tjetër e datësmë 11.XII.1908 dërguar po atij personi, ka të ngjarë Lef Nosit, Konica shkruan: “Shoh se Xhon Turqit e Manastirit muarnë, përveç abesë, (abecesë) së Stambollit, edhe atë që përdora unë, me nja dy ndryshime në mot të re të Albanies, nga e keqja. Është e tepërt të ju thom që pas mendjes sime, një abe e tillë nuk mund të jetë përve se e kohëshme.
Por duke pritur, mund të punojmë me këtë abe për të qeshur.” Ironia e tij si gjithmonë është e mprehtë, por kësaj here e pa saktë, sepse alfabeti latin, të cilin ai e ndermend me fjalët me agjalët “atë që përdora unë” i qëdroi kohës dhe u bë alfabeti përundimtar i gjuhës sonë. Supozohet se Konica u prek në sedër, u fye që nuk e përfillën, që komiteti nismëtar i Manastirit ia dërgoi ftesën shumë vonë, sa për të larë gojën vetëm disa ditë para kongresit. Ka të ngjarë që komiteti të jetë stepur për ta ftuar Konicën nga druajta se ai do të kërkonte t’u impononte alfabetin e përdorur prej tij. Ka një fakt që flet në të mirë të këtij pohimi: alfabeti i Konicës nuk u përmend në punimet e Kongresit.
Me interes u ndoqë dhe ligjerata e studiuesit Bradhyl Ukcama
Ukcama, ka përfunduar duke thënë se “Duke qenë se para Kongresit të Manastirit, gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja latine, arabe, greke, sllave, apo përshtatjet e tyre, vendosmëria e delegatëve për t’i kthyer sytë nga perëndimi dhe zgjedhja e ABC-se latine ishte haptazi një shpallje kulturore e pamvarësisë nga elita e intelegjences kombetare te kohes. Vendosja e një alfabeti të njëjtë të gjuhës shqipe u përgatit gjatë një epoke të tërë të Rilindjes, falë veprimtarisë krijuese në lëmin e gjuhësisë dhe të letërsisë të brezave të tërë të iluministëve shqiptarë, gjuhëtarë, shkrimtarë, poetë, publicistë etj.
Ne perfundim mund te thuhet se : Kongresi i Manastirit për çështjet që diskutoi e zgjidhi dhe si një nga tubimet më të gjera e më përfaqësuese nga përbërja e tij, vlerësohet me të drejtë si kuvendi më i rëndësishëm kombëtar në historinë politike e kulturore të shqiptarëve në fillim të shek. XX.
Nje pyetje lind vetvetiu ne fund te ketij diskutimi nese e shikojme historine si proces dhe jo si akt, nese e lexojme historine ne funksion te se ardhmes : A kane shqiptaret sot nevoje per nje kongres kombetar per te ripare zhvillimet gjuhesore ne Kosove, Mal te Zi, Maqedoni e Shqiperi apo edhe diaspore?
Une personalisht mendoj se po! Gjuha shqipe ka nevoje per nje norme te re qe te pasqyroje zhvillimet e shoqerise shqiptare ne hapsirat ballkanike. Gjithashtu se eshte imediate unifikimi i testeve shkollore ne keto hapsira.” ka mbyllyr ligjëratën e tij studiuesi Bardhyl Ukcama, duke mbyllyr kështu në Nju Jork, edhe simpoziumin me rastin e “100-vjetorit të Kongresit të Manastirit (14 nentor – 22 nentor 1908)”.
BEQIR SINA, New York