Mbledhja e Këshillit të Sigurimit, e shtyrë në Nju Jork, mbahet të hënën ose të martën e javës së arthshme

Solana, do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon dhe Sekretaren amerikane të Shtetit, Condoleezza Rice

UNITED NATIONS NY : Përfaqësuesi për politikë të jashtme dhe siguri i BE-së, Javier Solana do të takohet nesër e premten në Selinë e Kombeve të Bashkuara New York, me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon(Ban Kin Mun. Burmie diplomatike nga “Pallati i Qelqët” pohojnë se “Temë e diskutimeve pritet të jetë rikonfigurimit i UNMIK-ut, respektivisht shtrirja e misionit EULEX në Kosovë, dhe sipas të gjitha gjasave edhe diskutimi i “Planit të 6 pikave të Ban Ki moon-it”, çka Prishtina e ka kundërshtuar fuqimisht duke kërkuar të vihet në jetë “Plani katër pikësh i propozuar nga Prishtina”.
Dje, 20 nëntor, disa lajme thonë se Përfaqësuesi për politikë të jashtme dhe siguri i BE-së, Javier Solana, me të mbrritur në SHBA-së, përkatësisht një ditë më herët se të takohet në Selinë e Kombeve të Bashkuara New York, me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon(Ban Kin Mun. Solana, pritet të takohet me sekretaren amerikane të Shtetit, Condoleezza Rice.
Shefi i diplomacisë së BE-së, Javier Solana , nesër do të bisedojë me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon rreth vendosjes së misionit të EULEX-it, në fillim të dhjetorit në Kosovë. Ndërkaq zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Brendon Varma ka thënë se mund të ndodhë që deri në fund të javës të publikohet raporti i sekretarit Ban Ki-Moon për Kosovën, respektivisht, për rikonfigurimin e UNMIK-ut dhe vendosjen e EULEX-it.

Mbledhja Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e paraparë për t’;u mbajtur më 10 nëntor është shtyer me kërkesë të dy anëtareve të përhershme të këtij këshilli, Rusisë dhe Kinës.Mbledhja e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, e cila u shty më 10 nëntorë, thuhet se do të mbahet të hënën(24 nëntor) ose të martën(25 nëntor).
Asgjë sdihet për formatin e këtij takimi dhe se kësaj rradhe do të marrë apo jo Kosova në takim. Prishtina ka kërkuar që meqense filitet për Kosovën në asnjë mënyre nuk duhet të injorohet shteti i Kosovës i njohur tashmë nga 52 shtete, madje shtet më të fuqishme dhe më të mëdha të botës. Deri tani veçse dihet, madje edhe zyrtarisht se në mbledhjen që u shty më 10 nëntorë, është pritur të diskutohej “Plani gjashtë pikësh” i sekretarit të OKB-së, Ban Ki Mun, për vendosjen e misionit evropian EULEX-s, në Kosovë.

Nga Prishtina, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi e kan hedhur me të gjitha mënyrat poshtë “Planin gjashtë pikësh” të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun për vendosjen e EULEX-it.
Saka, është shefi i diplomacisë franceze, Bernard Kushner, i cili ka bërë thirrje liderëve kosovar që të pranojnë “Planin gjashtë pikësh” të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun për EUEX-in.
Përfaqësuesit e UNMIK-ut përkatësisht të OKB-së dhe Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshjen në parim me qeverinë e Serbisë për modalitetet e shtrirjes së EULEX-it në Kosovë dhe për bashkëpunimin e Beogradit me UNMIK-un në gjashtë pikat e Ban Ki-Moonit. Por pa e pyetur fare Kosovën rreth kësaj marrveshje, në njëjtën kohë që dihet mirë se po flitet për Kosovën !?….
Marrëveshja UNMIK- Beograd ka të bëjë edhe me policinë, gjykatat, doganat, menaxhimin e vijës kufitare, transportin e telekomunikacionin, si dhe me trashëgiminë kulturore e fetare ortodokse. Kurse, roli i EULEX-it do të ishte neutral ndaj statusit, që nënkupton se ky mision nuk do ta zbatonte Kushtetutën e Kosvës, por do të funksiononte mbi rregulloret e UNMIK-ut, çka konsiderohet shkelje në çështje të sovranitetit të Kosovës.

BEQIR SINA, New York

KOMENTOJE