Protesta para OKB-së në Nju Jork

UNITED NATIONS NY(OKB) : Të mërkurën në Nju Jork, nga ora 12 e mesdrekes me kohën lokale deri në orën 2 të pasdrekes me lejen e policisë së qytetit, NYPD, është paraparë të mbahet n një demonstratë kundër “Planit të 6 pikave të Ban Ki moon-it”

Njoftimi i shpejt nëpërmjet internetit, i ka mbrritur edhe axhensia e lajmeve në Maqedoni, në gjuhën shqipe INA në Nju Jork gazetarit tonë atje Beqir SINA. Demostrata me moton “Demostro në New York për 6- pikat”, organizohet nga organizatat, shoqatat, degë partie dhe lëvizje të ndryshme joqeveritare, që kanë aktivitetin e tyre në Nju Jork e për rreth tij . Sipas organizatorëve, të cilët nuk duan të “përvetësojnë” këtë demostrat duke e quajtur atë të shqiptarëve të Amerikës, thuhet se qëllimi i kësaj demonstrate është mbrojtja e Kosovës së pavarur dhe sovrane dhe kundër çdo iniciative për negociata të reja për statusin e saj. Organizatorët kanë thënë se 6 pikat e propozuara nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, dëmtojnë të tashmen dhe të ardhmen e popullit të kosovar. Për këtë demonstratë janë bashkuar, deri tani mësojë nga burime kofindeciale INA, në Nju Jork, një numër i madh i shqiptarëve.
Protesta e fundit për Kosovën, është mbajtur pikërishtë në të njëjtin vend një vitë më parë në mesditën e 10 dhjetorit 2007, para selisë së OKB-së, ditën kur sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki-Moon po merrte raportin final te negociatave per statusin e Kosoves Edhe atë ditë megjithse KKSHA ishte iniciuesi dhe organizatori, por që në publik nuk dëshironte t’a “përvetsonte” demostratën , kjo u bë me shkas se ka pasur më parë shumë pakënaqësira, tek disa organizata e shoqata në këtë drejtim. Demostrat e u bë dhe ishte mjaft e susksesëshme, nga organizatat lobiste shqiptaro-amerikane dhe shoqatat e tjera në SHBA të cilat më 10 dhjetor zhvilluan nje protestë masive në Nju Jork në mbështetje të pavarësisë së Kosovës. Demostratë ishte ndër ato që shtyu pak më përpara procesin e zgjidhjes së statutit final – i cili u konkretizua tre muaj më pasë me shpalljen e pavarësisë së Kosovës së shpallur më 17 shkurt dhe e njohur nga 52 shtete deri më tani dhe disa prej tyre janë edhe shtetet më të mëdha dhe të fuqishme të botës.
Agjencia maqedonase e lajmeve INA se , e ndoqi nga afër atë Protestë për pavarësinë e Kosovës e cila u zhvillua me moton “Mbahu Nëno mos ke frikë, se ke djemtë në Amerikë”. Ajo u mbështetet nga organizatat Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan, Fderata PanShqiptare e Amerikës Vatra, Balli Kombëtar, Lidhaja Demokratike e Kosovës në Amerikë, Lidhja Demokratike Dardanisë në Amerikë, Legaliteti, Shoqata e organizta në Amerikë, nga Lugina e Preshevës, Maqedonia, Mali i Zi, Fondi Humanitar Malesia si dhe organizata tjera, degë te partive dhe komunitetet fetare. Kështu që edhe nesër pritet të jetë e njëjta pjesmarrje, pavarësisht se ende nuk ka konfirmime. INA, është para OKB-së në Nju Jork, dhe do t’u njoftojë në vazhdim rreth zhvillimit të demostratës.

BEQIR SINA, New York

KOMENTOJE