Mendohet të ketë qënë një “shaka me zarë” dhe jo krim i të rinjëve
MASTIC BROOKLYN NY : Megjithse shgarravitjet ofensive me motive raciste dhe seksuale, të bëra javën e kaluar në më shumë se 40 makina të parkuara, në dy anët e një segmenti rruge në Kuins, lagjen Mastic, u bënë një shqetësim serioz për banorët, stacioni policor i lagjes Suffolk, i cili ruan lagjen nuk i akuzon të arrestuarit se kanë kryer krim.
Çështja e tyre do të ndiqet disa shkallë më poshtë se krimi , ajo mun të konsiderohet si një “incident i rëndë” i disa adoleshenteve. Komisioneri i policisë Richard Dormer, dje për gazetarët njujorkez, ndoshta edhe për të mos e politizuar këtë “incident”, kërkojë t’i shmagej pyetjeve të gazetarve se “në se kemi të bëjmë me një akt të quajtur “krim” apo jo ?.
Richard Dormer tha se ka pasur zhgarravina në xhamat e makinave të parkuara dhe se ishte policia ajo që i fshiu ato dhe është po policia e këtij rajoni policorë që zbulojë autorët, të cilët janë” tre të rinjë të pa motivuar për këtë çështje”. Ata tha Dommer, mendohet t’a kenë bërë për “shaka” siç e kanë zakon të rinjët e kësaj moshe në raste të tilla kur tërheq shumë vemendjen e publikut.
Megjithatë, tha Komisioneri i policisë Richard Dormer, poliicia ka arrestuar tre të dyshuarit Tomas Kujan, 20 vjeç, Fiore D’Angelo, 20 vjeç, dhe Skylar Santiago, 21 vjeç, dhe po i heton ata se a kan qënë me të vërtet grafitet -zhgarravitjet në xhamat e makinave mezazhe për të “vrarë” presidentin e sapo zgjedhur Barack Obama. Banorët e lagjes e besojnë se është një “shaka”, por ata mendojnë se kjo është një “shaka me shumë zarar”.
Për nga motivi dhe mesazhi u tha gazetarve Komisioneri i policisë Richard Dormer, nga rajoni i policisë në Suffolk, ” Kjo ngjarje, nuk ka asnjë farë lidhje me atë kur një javë më parë në shenjë urrejtje tre të rinjë amerikan theren me thikë dhe e lanë të vdekur një të ri ekudorian, Marcelo Lucero, 17 vjeç në shenjë racizimi.
Ngjarja :
Ngjarja mori përmasa shqetësuese. Media lokale e ka trajetur dhe vazhdon t’a trajtojë gjërsisht ngjarjen gjatë gjithë këtyre ditëve. Policia, ende bënë thirrje për më shumë informacione nga qytetarët njujorkez. Thuhet se janë ngritur patrulla poliicie nëpër rrugët e qytetit, që te vëzhgojnë me kujdes veprimet të tilla të mos përseriten më në Nju Jork. Gjithëçka, e pat zanafillën e saj kur javën e kaluar ne një segemete rruge i qytetit, Suffolk – Kiuns, u gdhi i mbushur me grafte(zhgarravitej) raciale, parrulla me “mesazhe” kundra Obamës dhe racës së zezë.
Autoritet thanë se jo një, por jane disa makina të parakuara gjatë asaj nate së një jave më parë, u vandalizuan në një lagje të banuar kryesishtë nga të zinjët në Nju Jork. Banorët, janë çuditur kur në orët e para të mëngjesit, disa persona kishin zhgarravitur xhamat e makinave, të tyre me parrulla grafiti ku shkruhej kundra të – zinjëve dhe kundra Presidentit të zgjedhur më 4 nëntorë Barack Obama.
Kanali televizivë 7 Eyewitness News, në Nju Jork, njoftoi i pari se 30 banorë të kësaj lagje, shumica qe kishin parkuar në parkingun e rrugës Gores Drive, u gjenden të shkruar grafite që kan vandalizuar makinat.
Ky kanal njoftoi se në xhamat e makinave janë parë të shkruara slogane raciste, parrulla kundra të zinjëve dhe kundra presidentit të sapozgjedhur Brack Obamës
Zyrtarët e qytetit thanë se banorët e lagjes në Bruklin – Nju Jork, filluan një e nga një të telefonojnë policinë rreth orës 5 të mëngjesit, për incidentin, i cili mendohet te kete ndodhur rreth ores 3 te mengjesit, sipas policise.
BEQIR SINA, New York