Greensboro North Caroline: U kremtua 28 Nëntori Dita e Pavarësisë së Shqipërisë

Greensboro North Caroline: – Këshilli Drejtues i SHSHAKV organizoj kremtimin e Ditës së Flamurit Shqiptar, 28 Nëntorit.Manifestimi u mbajt më 23 nëntor 2008, në Greensboro, duke filluar nga ora 12 deri në orën 17. Vendi i mbajtjes së kremtes së madhe ishte po i njejti ku u mbajt manifestimi i Pavarsisë së Kosovës, 9 muaj më parë.

96 -Vjetori Dita e Shpalljes së Pamverësisë së Shqipërisë, me madhështi po kremtohet kudo në SHBA-së, nga shoqatat, organizatat, klubet dhe familjet shqiptare dhe miqtë amerikanë kudo ku jetojnë më së shumti shqiptarët e Amerikës. Nëpër restorante dhe lokalet e klubet shqiptare në qytetet Charlotte, Greensboro, Jacksonwille, Raleigh etj gati çdo ditë këtë javë janë duke u organizuar dreka ose darka ose bankete festive, si edhe rastisë të shohësh nëpër rrugët qyteteve edhe me makina që mbajn flamuj kombëtarë shqiptarë e amerikanë, ashtu si edhe simbolet e distiktiva të tjera me motive kombëtare.
Të tilla festa kombëtare po përcillën në çdo mjedis dhe në vatrat familjare të shqiptarëve që jetojnë në Karolinën e Veriut. Shumë miq amerikanë, i u janë bashkëngjitur shqiptarëve duke marrë pjesë dhe uruar shqiptarëve të Amerikës Ditën e Flamurit Shqiptar, 28 Nëntorit., ditë e cila këtë vitë ka një të veçantë kudo ajo festohet së bashku Pavarësinë e Kosovës 17 shkurtin 2008.
Qindra Shqipetar nga gjitha trojet Shqiptare qe jetojne dhe punojn ne Karolinen e Veriut,Virgjinia si dhe Kaolinen e Jugut me 23 Nentor 2008 u mblodhën së bashku për të kremtuar diten me te shenjt të kombit tonë 28 Nentorin diten e flamurit kombetar Shqiptar, ne Greensboro te Karolines se Veriut.
Te pranishmit me kendimin e hymnit kombetar Shqiptar si dhe me nje minut heshtje ne nderim te te gjith deshmoreve te kombit qe nga i madhi Gjergj Kastrioti Skendebeu e gjer ke komandanti legjendar Adem Jashari hapen fillimin e kremtimit te kesaj dite feste, per te pranishmit të cilët janë shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Presheva, Bujanovci, Medvegja dhe Çamëria.

Udheheqesi i programit festiv ishte z.Geri Shomo i cili paraqti edhe programin e kremtimit.
Urimin si dhe fjalen e rastit e mbajti Bahri Ramadani kryetar i Keshillit drejtues i Shoqates Shqiptaro_Amerikane ne Karolinen e Veriut, ku Ramadani gjate fjales se tij nje vend te posaqem i dha tek mbeshtetja e institucioneve te shtetit te Kosoves, ne mospajtimin refuzimin e 6 pikave te propozuara nga Ban Kimun, te cilat pika edhe ky komunitet i noton si shume te rrezikshme per shtetin e Kosoves.
Nga kryetari i Shoqates zoti Bahri Ramadani, u be apel sidomos tek te rinjet Shqiptar qe te marin detyra ne te ardhmen ke Shoqata pasi qe nje numer i antareve te kryesis jane edhe te moshuar,gje qe mund te ndikoj edhe ne realizimin e sukeses,shem te programit te Shoqates ne te ardhmen.

Ne vazhdim te rinjet te moshave te ndryshme recituan recitime kushtuar kesaj dite festive dhe ato u percollen me shum duartrokitje nga te pranishmit.
Vazhdimi ishte me drekimin nga ushqimi tradicional nga kuzhina Shqiptare qe kishin sjellur familjet Shqiptare si dhe vallzimi me ore te tera nga te pranishmit,dhe programi u shoqerua me pershendetjet dhe deshiren e kremtimit te nje vjetorit te shpalljes se pavarsis se Kosoves ne Shkurtin e 2009 qe do vij.

BEQIR SINA

KOMENTOJE