Intervistë eskluzive, për Bota Sot, me zavendes – Ministrën e Punëve të Jashtme të Shqipërisë znj. Edit Harxhi

Harxhi : Njohje të reja kemi shumë shpejt për Kosovën, në 2009 Kosova do të jetë anëtare e Oraganizatës së Kombeve të Bashkuar.

Me axhensinë e lajmeve në gjuhën shqipe INA, në Maqedoni, zonja Harxhi zhvilloi një intervistë eskluzive nga Nju Jorku . Zëvendes Ministresha e Punëve të Jashtme, zonja Edit Harxhi, e cila ndodhet këto ditë në SHBA-së, në një vizitë pune me ftesë të institucioneve amerikane, ka zhvilluar në kryeqytetin amerikan Washngton D.C.: Departamentin e Shtetiti dhe Capitol Hill, një sërë takimesh me personalitete të larta amerikane. Ndërsa në Nju Jork , ajo zhvilloi takimin e parë me komunitetin shqiptar, si mysafire e nderuar e Vatrës, ku dhe ne i morëm këtë intervistë.

INA,: Zonja Harxhi cili ishte qëllimi i vizitës suaj në SHBA-së ?
Edit HARXHI :
Erdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të konfirmuar edhe një herë në mënyrë institucionale ato marrëdhëniet e shkëlqyera që egzistojnë mes shtetit shqiptarë, dhe SHBA-së. Me ftesë të institucioneve amerikane, për të bërë një sërë takimesh të niveleve të ndryshme. Takime këto që nisën në Departamentin Amerikan të Shtetit, dhe në Capitol Hill, dhe padyshim një rëndësi të veçantë në këtë vizitë i kam kushtuar edhe takimeve me bashkëatdhetarët tanë, në Amerikë.
Kjo vizitë është pjesë e Qeverisë shqiptare, dikasterit të cilit unë i përkas, për të ri-konfiruar edhe atë afrimitetin tonë, me aleatin tonë kryesorë SHBA-së. Në këtë kontekst kam parsyshë bisedimet e zhvilluar , kunsultimet që pata me palën amerikane, dhe hapjen e rrugëve të reja në këto marrëdhënie të mira. Kemi diskutuar gjatë këtyre takimeve, për shumë çështje të cilat kan interesa të përbashkëta.

INA,: Si e vlersoni situatën politike në Shqipëri ?
Edit HARXHI:
Situata politike në Shqipëri, fatëmirësisht rezulton të jetë e qetë dhe mjaft stabile. Shqipëria ecën e sigurt drejt së arthmes së saj me plotë sukses. Shqipëria, sot, ka një rritje të madhe ekonomike , ka stabilitet politik dhe ekonomik, me një aktivitet e avantazh politik mjaft të mirë në të gjithë rajonin, për sa i përket zhvillimeve të saja politike, dhe reforamve ekonomike të bërë në vend.
Të cilat kanë arritur të trefishojnë investimet e huaja në Shqipëri. Por, në të njëjtën kohë, kanë bërë atë që Shqipëria të ketë një nga rritjet ekonomike më të mëdhat në Ballkan. Duke mos perjashtuar këtu edhe të gjitha reforamt politike, që janë bërë në vend dhe do të bëhen në vijim. Janë një pjesë e arritjeve të Shqipërisë ato, të cilat, kan arritur edhe të tërheqin pas vetes edhe investimet e huaja në Shqipëri.
Vendi ynë është bërë një nga vendet më të sigurta për biznesin në rajon. Shqipëria, në çdo sektor shquhet për luftën e fort që po bënë Qeveria e saj, ndaj korrupsionit. Janë këto arritje dhe ecja e mirë e saj, të cilat në raportin e arthëshëm të Departamentit Amerikan të Shtetit, për vitin 2008, dhe që do të publikohet në tremujorin e parë të viti 2009, t’a rendisin Shqipërinë, për herë të parë, në grupin e shteteve më të sigurta për biznesin. Shqipëria nuk do të jetë më ajo që futej në grupin e vendeve si Xhibuti, Burkina Faso, për korrupsionin në raportin e Qeverisë amerikane,. Shqipëria, do të jetë vitin e ardhëshëm në grupin e parë duke ngjitur shkallë dhe u bashkuar në vendet më të sigurta për të bërë biznes.

INA,: Opozita ka ngritur tonet duke akuzuar maxhorancën tuaj se ajo është e përfshirë nga korrupsioni Opozita akuzon Ministrin Basha për implikim në korrupsion?
Edit HARXHI:
Unë nuk do të dëshiroja, që, të bëjë ndonjë koment lidhur me këtë pyetje, veçse do t’i përgjigjesha asaj lidhur me atë çfarë ka ngritur opozita në Shqipëri. Për vetë arsyen se për atë çfarë opozita akuzon sot zotin Basha, mendojë se është thjesht një nga ato pjesët mjaft të pakëndëshme – ose më të trupëshme të opozitës shqiptare, sot. Gjëra këto që rëndomtë, po ndodhin tek ne, sidomos kohët e fundit në politikën shqiptare. Më konkretisht do të thoja ashtu siç ishte akuza ndaj maxhoranëcës edhe me rastin “Trebicka”.
Kështu, fatkqesishtë po ndodh edhe tani, kur për një çështje të caktuar siç është tani, një çështje kombëtare, rruga Durrës – Morinë, kalohet, natyrishtë me akuza, të cilat mund të kenë edhe pse jo prapaskena të ndryshme.
Megjithatë, zoti Basha është treguar mjaft i hapur, si edhe gjithë Qeveria Berisha, për t’ju përballur drejtësisinë kundrejt të gjitha akuzuave. Madje edhe vetë Basha, ka ofruar atë që nuk e ka bërë ndonjëherë deri më tani kjo opozitë, edhe kur ishte në pushtet, megjithëse rastet ishin të shumta, që ndonjeri nga socialistët të dorzojë vetë imunitetin. Dhe në këtë këndëvështrim, që natyrisht ai është i hapur që të kalojë përpara drejtësisë. Por, besoj që edhe drejtësisa do të jap mendimin e saj, ashtu siç është dhe si është e vërteta e kësaj rruge, pavarësia, dhe ndershëria e saj.

INA,: Gjykata e Tiranës rrëzoi për të dytën herë Prokurorinë e Përgjithshme për çështjen e hetimeve të rrugës Durrës-Kukës-Morinë. Ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha është pa imunitet kush pra e mbron atë në këtë rast siapas jush ?
Edit HARXHI:
Mendojë se pavarësisht këtyre “përlasjeve”, kjo çështje por merr më shumë kotacion politik sesa ligjorë. Edhe si një proces i tillë politik duhet ndalur, dhe duhet kaluar vetëm në aspektin e saj ligjor. Dhe jamë mëse e sigurt se atë moment, që ajo të kalojë në atë aspektin e saj ligjor, do të marë edhe elementet e saja të vërteta ligjore, duke e shmangur tërsësisht atë kah politik që kërkohet t’i jepet me këtë çështje. At’here do të shihet edhe se ku qëndron e vërteta.
Mendojë se të gjitha këto lloj prapaskenash, dhe të gjitha këto sulme, të përfundojnë shumë shpejt brenda disa muajve edhe me përfundimin e e përurimin e rrugës së kombit – arterien tonë kryesore – rrugën Durrës- Kukës- Morinë – Prishtinë. Pikërisht, sepse, kjo ka qënë dhe është faktikisht një rrugë kaq jetike për Shqipërinë, Kosovën. Mendojë, se do të ishte edhe mjaft e rastit, që gjithëçka të përfundote ashtu si edhe i ka hije kombit tonë, me këtë dhuratë të madhe që po na bëhet ne shqiptarve me anë të kësaj rruge, Shqipërisë, Kosovës, po i bëhet kombit tonë.

INA,: Si i komentoni ju “shigjetimet” në distancë, që ndodhën kohët e fundit mes maxhorancës e presidencës, dhe kur mendoni se marrëdhëniet ndërmjet presidentit Topi, kryeministrit Berisha dhe kryeparlamentares Topalli, do të përmirësohen në kuadër të zgjedhjeve të vitit 2009 ?
Edit HARXHI:
Nuk mendojë se ka shigjetime të asaj mënyre që mendoni ju. Për mua është fare noramale, që në një demokraci, të vertetë, të ketë edhe mendime të ndryshme, pavarësishtë si “gjykohen ose paragjykohen” ato nga larg. Rëndësi, ka që ndërmjet institucioneve ka unitet kombëtar. Dhe ajo vazhdon të ruhet dhe do të vazhdojë të ruhet, edhe deri në zgjedhjet e ardhëshme në vitin 2009, edhe më tëj se aq. Pavarësisht, të gjithë proceseve politike që kalojnë në momenete të ndryshme në Shqipëri. Dhe jo vetëm kaq, por të gjitha proceset politike dhe mënyra sesi alternohen ato dhe mënyra sesi perceptohen këto procese, politike nga institucionet të ndryshme të pavarura të shtetit shqiptarë.

INA,: Këtë javë Shqipërinë, e vizitoi Kryeministri italian, Silvio Berluskoni. Çfarë do të tho
të kjo vizitë për Shqipërinë ?
Edit HARXHI:
Natyrisht që është shumë e rëndësishme. Dhe është një vizitë në vazhdën e të gjitha vizitave, të bërë deri më tani në Shqipëri, por edhe të atyre që kryeministri Berisha, u ka bërë më parë këtyre vendeve. Kjo është vizitë e rëndësishëme, se u bë nga një burrështeti , kryeministri i një vendi që hyn në grupin e vendve më të zhvilluar në botë, një vendi fqinjë që ne kemi shumë marrëdhënie të mira. Marrëdhënie këto që janë rritur mjaft furishëm gjatë këtyre 3-4 viteve të fundit, sa edhe PD-ja ka ardhur në pushtet.
Dhe më konkretisht është ajo rrugë e hapjes së Shqipërisë drejt perendimit. Duke parë faktin këtu edhe të nënshkrimit, të gjashtë marrëveshjeve të bëra me qeverinë italiane. Vizita e kryeministrit Berluskoni kishte një rëndësi të veçantë, se me ato marrëveshje, të cila u realizuan, tregojnë edhe më tepër se Shqipëria çdo ditë edhe më shumë, po hap dyert e saj të bashkëpunimit Europian. Dhe do të jetë një paratnere kryesore për negociata për sa i përket BE.

INA: A i frikësoheni ri- përsërtijes së historisë ? pyetja është tek çështjen e Kosovës, bëhet fjalë me “6 Pikëshin” e propozuar nga Sekratari i Përgjithëshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Kin Moon.
Edit HARXHI:
Nuk kam pse t’i frikësohem dhe t’i frikësoshemi ne shqiptarëve ri- përsërtijes së historisë. Për vetë faktin se Kosova tashme, është në rrugën e saj të sigurtë. U bënë javën e shkuar 53 shtete që e njohin Kosovën, shet të pavarur e sovaran, dhe mes tyre kemi edhe shtete më të mëdha edhe më të fuqishme të botës me SHBA-së, në krye. Çështja e Kosovës nuk mund të krahasohet as edhe më një çfardo shembulli që mund të merret në botë. Edhe me çështje, të cilat kanë qënë në rajone të ndryshme të botës dhe ata që e pengojnë çështjen e Kosovës janë munduar t’a bëjnë këtë lloj krahasimi. Fakti është se Pavarësia e Kosovës, kurr nuk mund të kthehet në një “konflikt të ngrirë”, sepse edhe vetë Kosova, nuk është më konflikt. Kosova tashmë ofron një demokraci solide, e cila sapo është krijuar edhe është gjithënjë e në rritje. Shpresoj vetën në faktin se njohëjve të reja do të kemi shumë shpejt për Kosovën, çka edhe vitin e ardhëshëm do të bëjë anëtarësimin e saj në Oraganizatën e Kombeve të Bashkuar.

INA,: Sa dhe si po punon qeveria juaj dhe diplomacia juaj më konkretisht rreth kësaj çështje, dhe njohjes së më tutjeshme me format e lobimit atje ku nuk është Kosova ?
Edit HARXHI:
Për këtë qëllim Qeveria shqiptare, ka qënë e angazhuar plotësisht. Lobimi i qeverisë shqiptare ka qënë i fuqishëm atje ku Kosova nuk ka mundur të hyjë. Dhe ju sigurojë, se ky lobim dhe marrja me çështjen e Kosovës nga ana e Shqipërisë, nuk ka të ndalur. Gjithsesi ne kemi përpara një detyrë mjaft rëndësishme, Kosova tashmë ka nevojë për një njohje globale. Është bërë ajo çfarë është bërë gjatë gjithë këtyre viteve, për të arritur në këtë pikë krijimi i shtetit të ri të Kosovës, tani na duhet njohje nga ana e të gjitha vendeve anëtarë të OKB-së, të shtetit të ri të Kosovës dhe e dyta natyrisht ngritjen e kapaciteteve në fushën e poltikës së jashtme dhe të instiucioneve, që do të zbatojë këtë politikë të jashtme në Kosovë,
Shqipëria ka aktualisht 43 marrëveshje të përbashkëta me Kosovën. Këto marrëveshje janë nënshkruar gjatë 6 viteve të fundit. Gjithsesi, duhet të jemi realistë për faktin se nuk ka patur një zbatim mjaft të mirë të tyre, ashtu siç duhet të ishte dhe siç pretendonim. Madje edhe marrëveshja e tregtisë së lirë me Kosovën ka pasur problemet e saj, kjo për arsye se statusi final para një vit ishte një pengesë mjaft e madhe. Në këto momente kur kemi një republikë të re të Kosovës, 43 marrëveshjet do të vihen në zbatim.

INA,: A e ka “dëmtuar” politikën e jashtëme fqinjësore, nxjerrja e jashtë e Maqedonisë nga Karta e Adriatikut ose A+3, dhe çështja e mos zgjidhjes së emrit të Maqedonisë mes sa dhe Greqisë ?
Edit HARXHI:
Absolutisht Jo! Përkundrazi ne jemi një nga promotorët kryesorë dhe mbështetës kryesorë, të futjes së fqinjit tonë – Maqedonisë, në Nato. Dhe mendojmë se Maqedonia ka një të drejtë ligjitime për përfrishirjen e saj dhe futjen e saj në Nato – integrimin e saj në të gjitha strukturat europiane. Dhe për këtë pavarësisht divergjencave që ka ajo sot për çështjen e zgjidhjes së emrit me Greqinë, Maqedonia është shumë afër këtyre integrimeve, mendojë.

INA,: Sa mendon se njohja nga ana e Malit të Zi dhe e Maqedonisë, të Kosovës, do t’i i ndihmojë , çështjes edhe në zhvillimet politike rajonale ?
Edit HARXHI:
Ky ka qënë një nga sukseset kryesore të politikës rajonale dhe fqinjësore, mes vendeve të përfishira në këtë njohje. Kosova ka përfituar shumë ashtu se edhe vëtë këto dy vende, kanë më shumë përfitime me këto njohje që bënë. Kjo ishte shumë domethënse se tregojë se kemi të bëjmë edhe me “shpërbërjen e plotë të ashtuquajturës Jugosllavi”. Sërbia, tani ka përfunduar e vetme nga ish pjesët përbërse të saja. Pra, edhe të dy vendet me ndikime në lidhjet mes tyre, arritën të njohin pa probleme Kosovën. Si një shtet të ri dhe të pa varur e sovaran . Pikërisht, këtë Kosovë që përpara dhjet vitesh, nuk ishte as republik dhe nuk kishte status, pasi Millosheviqi ia mohoj të gjitha të drejtat e saja.

INA,: Me çfarë mesazhi i drejtoheni disaporës ?
Edit HARXHI:
Ruajeni atë se jeni një nga pjesët më vitale të vëndit tonë. Shteti shqiptar u është mjaft mirënjohës për rolin dhe kontributin tuaj gjatë gjithë këtyre viteve . Ajo çka do të dëshiroja, unë edhe të gjithë kolegët e mij do të ishte bashkimi i dasporës shqiptare, dhe lobim edhe më i madh për gjithë çështjet shqiptare. Për çështje që janë në interesin e të gjithë shqiptarëve. Në hapjen dhe përforcimin e ekonomisë shqiptare kushteve mjaft të favorëshme që Qeveria shqiptare ju garanton, ejani e investoni në Shqipëri dhe diaspora shqiptare të jetë edhe më e pranishme në begatmin dhe në prosperitetin e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Intervistojë: BEQIR SINA , New York

KOMENTOJE