Makina sportive më gjashtë rrota e tipit Covini C6W, ka dy ndejtëse dhe është makin sportive me 400 kuaj fuqi. Shpejtësia e saj do të shkojë deri në 300 km/ në orë, ose 185 mile në orë sipas njësisë matëse në SHBA-së.
NEW YORK CITY : Në një show auto veturash në Nju Jork, pritet të rreklamohet edhe Auto-vetura, me re në botë. Ajo është një makinë e vogël sportive me gjashtë rrota, dhe thirret Covini C6W e cila do të jetë në “rrugë”, sipas ekspertëve të makinave në vitin 2009. Ekspertët e makinave thanë se pas shumë ideve Covini C6W, pritet që vitin e ardhëshëm të dalë edhe në treg.
Një pyetje shqetëson ekspertët, kur njerëzit sot, kanë problem të vozitin me një makinë me katër rrota”çfarë do të bëhet me gjashtë rrota?” asnjëri nuk është në gjendje të jap një përgjigje të saktë, shkruan sot një e përditëshme njujorkeze.
Ndoshta kësaj përgjegje, ka vendosur t’i jap kooptimi i bashkëpunimit të dy kompanive të prodhimit të makinave në Itali, concermit Covini Enginerinig me gjigandin PMI S p A, duke nxjerr në prodhim një produkt të ri i cili do të quhet Covini C6W.
Ekspertët e makinave thanë se prova e parë për këtë ide të ndërtimit të një veture sportive me gjashtë rrota lindi 30 vjet më parë në Hollandë, kur pas 30 vjetëve një kompani holandeze paraqiti në një show makinash në Gjenevë, një tip makine të till. Ndërsa sot, e njëjta kompani projektuese e kësaj ideje thotë se në vitin 2009 kjo makinë do të jetë në treg.
Makina sportive më gjashtë rrota e tipit Covini C6W, ka dy ndejtëse dhe është makin sportive me 400 kuaj fuqi. Shpejtësia e saj do të shkojë deri në 300 km/ në orë, ose 185 mile në orë sipas njësisë matëse në SHBA-së.
Makina sportive më gjashtë rrota e tipit Covini C6W, i ka katër rrota shumë afër njëra tjetrës përpara nën qëndresën e motorrit të saj dhe dy rrota të tjerë në pjesën e pasme të saj poshtë garazhit të makinës.
Ky kombinacion thonë specialistët e kësaj kompanie është bërë me qëllim që Makina sportive më gjashtë rrota e tipit Covini C6W, të jetë edhe më e sigurtë se çdo auto veturë e gjertanishme.
Përqindja e shpëtimit nga vdekja në rast përplasje, mendohet se është shumë më e madhe se veturat me katër rrota, pasi mednohet se bie shumë fuqia godëtëse duke e zbutur në mënyrë të menjëhershme në çdo aksident.
BEQIR SINA, New York