Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, do të paguhet 22 mijë dollar më pak se ish Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice

Në SHBA, pagat e qeveritarve janë nga më të lartat në botë

WASHINGTON D.C : Shpresuesja për postin e presidentit Hillary Rodham Clinton, ish senatorja e Nju Jorkut, dhe ish i “Gruaja e Parë”, amerikane, vetëm disa javë para se të marrë mandatin e amerikane, pranojë se do të marrë një rrogë afro 30 mijë dollarë në vitë më pak se kolgeja e saj e gjertanishme në postin e sekretares së shtetit Condoleezza Rice.
Kjo do të bëhet pasi administrata e re, e presidentit të sapo zgjedhur Barack Obama në bazë të një klauzole të Kushtetutës , do të uli pagat e administratës deri në 4.700 dollar pak në muaj për disa sekretar të administratës. Në këtë vendim më prekura me pagën e saj do të jetë posti Sekretares së Shtetit, pohojnë analistët e këtyre çështjeve.
Hillary Rodham Clinton, e caktuar tashmë të marrë postin e Sekretares së Shtetit, në administratën e presidentit të 44-të, të SHBA-së, Barack Obamës, në vend të Sekretares së Shtetit Rice e cila është paguar me 191,300 dollar në vit, komunikimin për ulje page në mandatin e saj epranojë pa ndonjë koment. Kongresi amerikan miratojë, dje një për një pagat e administratës së re, dhe caktojë edhe shumën e pagës me të cilën do të paguhet dhe Sekretarja e Shtetit Hillary Rodham Clinton. Duke filluar nga muaji shkurt 2009 paga vjetore e Sekretares së Shtetit Hillary Rodham Clinton, do të jetë 169,300, pra 22.000 dollar më pak, se paga e ish Sekretares së Shtetit Condolezza Rice, e cila e dorzon mandatin e saj më 20 janar 2009.

Beqir Sina, New York

KOMENTOJE