Washington : Dorezat” kuqezi në ringun e mbretërisë së boksit

Qato, në Washington i bindur për të fituar

WASHINGTON D. C: Boksieri i mirënjohur shqiptar, Kreshnik Qato,, nesër më 20 dhjetor 2008, zhvillon ndeshjen për të mbrojtur titullin e kampionit të botës në peshën e mesme, në versionin WBF. Siç dihet, më 4 prill, Kreshnik Qato u ndesh me portugezin Vitor Sá, në duelin për kurorën e kampionit të botës të World Boxing Foundation, duke fituar me pikë pas një ndeshjeje të bukur prej plot 12 raundesh.
Dueli i 30-vjeçarit shqiptar me amerikanin e me origjinë guatemalo-meksikane, David Estrada, do të zhvillohet në kompleksin sportiv “Burr Arena” të Universitetit “Howard” në Uashington D.C. Ndeshja e Qatos ka një vlerë të veçantë, gjysmë milioni dollar amerikanë, dhe për arsye se, ky duel për kurorën e WBF-së ka dhe një mision humanitar.
Kasandra Uajt është drejtuesja e “Babie-Girl-Production”, kompanisë amerikane që në bashkëpunim me “Yldon” Sh.p.k kanë organizuar duelin e 20 dhjetorit, ku boksieri i mirënjohur shqiptar, Kreshnik Qato, do të mbrojë kurorën e kampionit të botës në peshën e mesme në versionin WBF ndaj amerikanit David Estrada.
“Baby-Girl-Production” është një projekt që, nëpërmjet boksit, synon t’i tërheqë të rinjtë, sidomos ata ngjyrë, nga rruga dhe jeta kriminale. Nga kryeqyteti Amerikan Washington D.C, hoteli ku kampioni i botës, bokseri shqiptar është akomunduar prej ditësh, axhensia e lajmeve në gjuhën shqipe INA , në Maqedoni, zhvilloi intervistën e mëposhtme. Boksieri shqiptar, ndryshe nga të gjitha ndeshjet e tij të mëparshme, e vlerëson faktin që do të debutojë në ringun amerikan, duke përmbushur kështu një ëndërr të vjetër të tij si boksier. Dhe se shumë shpejt ai do të realizojë edhe ëndërrën tjetër , vitin e ardhëshëm të boksojë në Kosovë.

INA : Qato ju jeni i vetëmi dhe pari deri tani, boksier nga Shqipëria që për herë të parë do të jetë në ringun e famëshëm Amerikan. Të cilin, breza me radhë të dorezave kuqezi e kanë admiruar nëpërmjet, lajmeve të censurura at’here ose shikimit me “kanaçe” të televizorit,. Tani për ju kjo nuk është më ëndërr është një relitet i prekshëm, të shtunën më 20 dhjetor në në kompleksin sportiv “Burr Arena” të Universitetit “Howard”. Si ndjeheni këtu në Washington para meçit ?

Kreshnik Qato : Eshte e vertete qe ringu Amerikan ka qene gjithmon ne endrrat e te gjithe boksiereve Europian dhe sigurisht qe edhe per mua kjo ishte nje enderr e madhe por qe tashme u be realitet.
Ketu ne Washington po ndjehem shume mire njerezit ketu ku ne jemi akomoduar jane shume te dashur dhe jane te interesuar per ndeshjen dhe kjo me entuziasmon. Madje sot rreth drekes kemi edhe nje pritje tek ambasada shqiptare ketu ne Washington.

INA : David Estrada; 32-vjeçari nga Chicago është një boksier me përvojë në ringun profesionist amerikan ku ka zhvilluar 22 duele, prej të cilëve ka shënuar 12 fitore dhe 10 humbje, shumica prej të cilave janë pësuar nga boksierë me emër në ringun profesionist amerikan. Mund të na flisni pak për Estradën, dhe, si jeni përgatitur për këtë kundështar ?

Kreshnik Qato : Nga eksperienca ime ne ring kundershtari asnje here nuk duhet nenvleresuar pasi ringu ka plot surpriza te papritura. Por megjithate une jam pregatitur mjaft mire dhe me forcat e mia si dhe suportin e tifozeve shqiptar qe do te jene te pranishem une kam bindjen qe do te fitoj, pasi c’do boksier kur ngjitet ne ring ngjitet per te fituar.

INA : Kreshnik, pse u zgjodhë Kasandra Uajt, drejtuesja e “Babie-Girl-Production”, promotorja për ndeshjen e 20 dhjetorit në Washington D.C.?

Kreshnik Qato : Ne fakt ajo me zgjodhi mua per te qene ndeshja me e rendesishme e aktivitetit qe do te bente me 20 Dhjetor ne Washington DC. E kush boksier europian do ti rezistonte tundimit per tu ngjitur ne ringun e tokes se endrrave.

INA : Cilat emocione mendoni se do t’ju përshkruajnë në ring, kur do të shikoni se jeni i rrethuar edhe nga sportëdashës, shqiptarë të Amerikës ?

Kreshnik Qato : Emocionet pa dyshim qe do te jene te medha, madje me kane filluar qe tani, por e di qe emocioni me i madh eshte qe do te mbaj ne tension dhe me shpresen qe une do te fitoj shume njerez qe jane bashkakombasit e mi, e ky eshte nje obligim i madh pa dyshim.

INA : A ndihet ndonjë farë ndryshimi nga një meç, si ai që keni i zhvilluar në Londër, në Durrës apo Tiranë(Europë) me këtë në mbretërinë e boksit – SHBA-së ?

Kreshik Qato : Ne se do te jeme i rrethuar nga tifozet dhe mbeshtetesi e mi shqiptar ateher do te thoja qe nuk ka asnje ndryshim do te me duket sikur jam ne shqiperi.

INA : Në ring kujt momenti ia besoni fitoren ?

Kreshnik Qato : Ringu eshte kutija e cudirave per mua, qe domethene asnjehere si dihet se c’fare ndodh, c’do gje e sjell momenti.

INA : Si jeni “përgjegjur” për humbjet para adhuruesve(fansave) të tu, po për fitoret ?

Kreshnik Qato : Ne humbjet e para qe une kam pasur nuk kam qene i shoqeruar nga tifoze shqiptare pasi kane qene hapat e para te karrieres sime, por per fitoret e mija ne gjithmon kemi festuar se bashku.

INA : Cilat janë “armët” e tua më të sigurta në ring ?

Kreshnik Qato : Rezistenca, rreflekset dhe teknika. E sigurisht tifozeria te cileve u dedikoj shume prej fitoreve te mija.

INA : Kur do t’a zhvillosh një meç në Kosovë. Kur dihet që Kosova ka nxjerr boksier me famë botërore ?

Kreshnik Qato : Kjo eshte nje pyetje qe ja vlente qe te behej, pasi ne jemi duke e vene pothuajse ne zbatim nje ndeshje ne Kosove, madje mendoj se shume shpejt do te degjoni te reja te fresketa rreth kesaj.

INA : Boksi në SHBA është “mbreti” i sporteve boksierët marrin miliona dollar për një meç ashtu siç do të merrni edhe ju në se fitoni , pra gjysmë milioni dollar amerikan. Cili është mendimi juaj në lidhje me këtë dhe nëse ju ka shkuar ndonjëherë ndërmend të jeni anëtarë i ndonjë promotori këtu në SHBA?

Kreshnik Qato : Kjo eshte paksa e veshtire per tu pergjigjur…., por qe te jem anetar i ndonje promotori ketu ne Amerike nuk eshte nje nder planet ose endrrat e mia pasi promotori Ylli Ndroqi qe une kam ne shqiperi i ploteson te gjitha kriteret e nevojshme qe une te mos keme deshire per tu larguar prej tij.

INA : Me çfarë mesazhi dëshiron me anë të gazetës Bota Sot, tju drejtohesh adhuresve shqiptarë të boksit në SHBA ?

Kreshnik Qato : Te gjith ju miqte e mi Shqiptar ejani te me mbeshtesni te me jepni perkrahje emocionale, pasi ja vlen te degjoni Himnin Kombetar Shqiptar live me doren mbi zemer.

Kreshnik Qato

Curriculum Vitae

Kategoria e peshës: E mesme
Renditja botërore: 47 / 916
Datëlindja: 13 gusht 1978
Mosha: 30 vjeç
Kombësia: Shqiptar
Vendlindja: Shqipëria
Vendbanimi: Uembli, Londër – Britani e Madhe
Gjatësia: 180 cm
Nofka: Shqiponja (The Eagle)
Bilanci: 23 ndeshje
17 fitore (2 me KO)
6 humbje (2 me KO)
0 barazime

David Estrada

Curriculum Vitae

Kategoria e peshës: E mesme
Renditja Amerikane: 15 / 208
Renditja Botërore: 76 / 916
Datëlindja: 9 shtator 1976
Mosha: 32 vjeç
Vendlindja: Çikago, Ilinois – Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Vendbanimi: Çikago, Ilinois – Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Gjatësia: 186 cm
Nofka: Nuselalja (The Weezel)
Bilanci: 22 ndeshje
12 fitore (9 me KO)
10 humbje (4 me KO)
0 barazime

Intervistoi: Beqir SINA

KOMENTOJE