Rritet komuniteti shqiptar musliman – rritet edhe nevoja për qendrat islamike shqiptare

Shqiptarët muasliman në Amerikë, po ndërtojnë dy xhami të reja – një në Nju Jersi dhe një në Illinoi

BENSONHURST BROOKLYN NY : Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jeton e punon prej vitesh edhe një komunitet i madh i besimit fetar, të konfesionit musliman. Komuniteti musliman shqiptar në SHBA- është i integruar plotësisht në jetën e këtueshme. Ky komunitet, i cili konsiderohet edhe më i madhi në jetën fetare komunitare, i ka shërbyer vazhdimisht, ashtu si fesë dhe kombit të tij, vendlindjes së tij prej edhe nga ka emigruar në Amerikë.
Në të gjithë territorin e SHBA-së, duhet të jenë më shumë se 20 xhami ose qendra kulturore islamike shqiptare. Vëtëm në trekëndëshin e shteteve , Nju Jork, Nju Jersej dhe Kenektikët janë 8 – 9 të këtilla. Xhamia më madhe shqiptare dhe më e madhja në SHBA- është, në ishullin e Nju Jorkut, Staten Island. Ajo është xhamia e njohur “Qendra Kulturore Islamike Shqiptare” në Staten Island 307 Victory Blvd. Staten Island, e cila plotëson nevojat e këtij komuniteti në këtë ishull i banuar edhe nga emigrantët shqiptarë, kresishtë atyre nga Mali i Zi dhe Dibra e Madhe.
Mirpo shpërndarja e shqiptarëve në të gjithë territorin e SHBA, vendosja e tyre në vend-përqëndrimet shqiptare, këtu, në SHBA-së, ka rritur në disa shtete edhe nëvojën e tyre, për të pasur edhe qendrat e tyre fetare – xhamitë . Kështu që kësaj pune ja kanë nisur edhe shqiptarët në Illinois. Ata do të ndërtojnë qendrën e tyre muslimane “Albanian American Islamic Center” në qytetin Berkeley , segmenti i rrugës Charles në Illinoi . Qendra islamike “Albanian American Islamic Center” në qytetin Berkeley, po kërkon ndihmë nga bashkatdhetarët për ndërtimin e saj. Ajo u bënë thirrje të gjithë shqiptarëve, ata që duan të bëjnë donacione le të gjejnë më shumë informacione, se si mund të kontribuojnë, duke telefonuar edhe Vllaznim Sherifin, në numrin: (708) 516 – 3587.
Media lokale raportojnë se të njëjtën gjë ka filluar të bëjë edhe komuniteti muasliman shqiptarë në Nju Xhersi. Bashkësia shqiptare islame e këtij shteti njoftohet se do të ndërtojnë xhaminë e tyre Në Nju Xhersi, – Për këtë janë të interesuar sipas medias lokale një grup shqiptarësh të besimit muasliman që jetojnë në Amerikë. Ata duket se ia kanë arritur qëllimit të tyre, për të ndërtuar një xhami. Mediat amerikanë thonë se pjesa e fundit e marrëveshjes është miratuar mbrëmë.

Grupi shqiptar kishte kërkuar të ndërtonte një xhami në qytetin Colfax Road të Nju Xhersit, por kjo kërkesë ishte shtyrë prej vitesh. Ndërkaq duket se komuna ia ka arritur, që për një vlerë mbi 1 milion dollarë të ndryshojnë vendin për ndërtimin e xhamisë në Hamburg Tërnpajk. Zyrtarët e komunës thonë, se shqiptarët do të ndërtojnë xhaminë e tyre në pjesë që nuk ka kushtet e nevojshme ambientale, pasi janë të detyruar të shesin zonën, ku kishin planifikuar ndërtimin që në fillim.
Histroria e ndërtimit të xhamive shqiptare në SHBA-së, daton mbas vitit 1957. Bëhet fjalë atëhere kur Hirësia e Tij, Sali Myftia, profesor feje, i cili kur emigrojë në SHBA-së, nga Egjypti, së bashku me një grup të njohur intelektualësh shqiptaro amerikan, besimtarë dhe lider fetar, kur u vendos në Amerikë, u bënë themeluesit i Qendrës së parë Myslimane Shqiptare, të New York-ut, New Jersey-t dhe Connecticut-it. Bashkësia shqiptare muslimane, prej atëhere në SHBA-së, ka ardhur duke u rritur .
Ajo ka qënë shumë e lidhur me qendrat e tjera fetare islame dhe ka bashkëpunuar ngushtë me liderit e tyre fetar. Në këtë drejtim kontributi i Hirësinë e Tij, Sali Myftia, Vehbi Ismailin, Imam Isa Hoxhën, Hoxhë Perollin, dhe dhjetra imam e hoxhallar të tjerë ka qënë i lavdërushem. Lider fetar shqiptar këta në SHBA-s, të cilët janë shquar, pasi kanë dhënë një kontribut dhe kanë luajtur një rol të madh në komunitetin musliman shqiptar në SHBA-së, edhe si fetar por edhe si patriot dhe adhtetar të kulluar dhe të flakët.
Xhamit dhe qendrat islame shqiptare në Amerikë, janë bërë vend takime vëllazërore me shqiptarët që mblidhen në çdo festë fetare e kombëtare, nga të gjitha trojet tona nga Kosova, Maqedonia, Mali I Zi, Shqipëria, Presheva, Bujanovci, Medvegja, Çamëria e nga diaspora etj. Aty janë mbledhur edhe ndihma për Kosovën, Shqipërinë e trevat shqiptare.

BEQIR SINA, New York

KOMENTOJE