Dega e LDD-së në Nju Jork, mbajti koktel me rastin e festave të fund vitit – Krishtëlindjes dhe Vitit të Ri

Rexhaj : “2008, kurorzimi i të gjitha arritjeve, Pavarësia e Kosovës, fitore e popullit e Kosovës, e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK-ës, me aleatin e mikun tonë të përjetëshëm, siç i quante Shetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti historik i Kosovës, strategu, ideatori, udhëheqësi largëpamës e Pavarësisë së Kosovës, i ndjeri dr Rugova.”

ARTHURE AVENUE – BRONX (NY) : Në zyrën e LDD – Lidhjes Demokratike të Dardanisë, dega për Nju Jork me rrethe, u organizua një koktel ku morën pjesë më se 100 vetë. Midis tyre anëtarë të kryesisë së kësaj dege në SHBA-së, lider të komunitetit, miq dhe simpatizantët të LDD-së. Kokteli i shtruar me rastin e krmetimit të festave të fundvitit, ishte një koktel i pasur, e i pregatitur nga anëtarët e kryesisë së degës së LDD-së, me pije dhe specialitetet i lokalit të njohur shqiptar, në Bronks, bar-restorant Gurra, me pronar Jahe Dedushaj.
Aktiviteti tradiconal, festa e fund vitit, tregojë se diaspora shqiptare, në SHBA-së ka qenë një faktor shumë i rëndësishëm politik në realizimin e Pavarësisë së Kosovës, dhe u vlersua nëpërmjet përshëndetjeve, të folësve kontrubti dhe roli i saj historik në çështjen shqiptare. Kokteli tradicional kushtuar ketyre festave, të fund vitit ; Krishtëlindjes dhe Vitit të Ri, u mbajt në një kohë, kur vetëm tri muaj po na ndajnë nga 1 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, përkatësisht njohja ndërkombëtare e pavarësisë së saj, nga 53 shtete, deri më tash , përfshirë edhe shtetet më të fuqishme të botës, aleatin dhe mikun tonë të përjetëshëm SHBA-së, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë, Japoninë, Kanadanë, Italinë, e tje.
Në koktelin e organizuar me këtë rast në zyrën, e Lidhjes Demokratike të Dardanisë, për New York me rrethe, kryetari i kësaj dege zoti Agim Rexhaj njëherit edhe nën/kryetar i Vatrës, i cili shoqërohej edhe nga bashkëshortja e tij Laura, foli për arritjet dhe sukseset e kësaj dege, e cila, është formuar në SHBA, pas ndarjes që ndodhi në Kosovë, kur Akademik Nexhat Daci, themelojë partinë e pagëzuar me emrin Lidhja Demokratike e Dardanisë.
Kryetari Rexhaj, pasi përshëndeti të pranishmit, tha se në emër të LDD-së i ka ftuar sot në këtë kremtim tradicional për ta festuar së bashku këtë festë me anë të këtij kokteli, të gjithë mërgimtarët shqiptarë, dhe të me këtë rast t’ua urojë të gjithë shqiptarëve festat fund vitit Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.

Kryetari i degës LDD-së, për Nju Jork me rrethe, zoti Agim Rexhaj u tha pjesmarrseve se kam nderin t’ju përshëndes, në këtë koktel, edhe në emrë të kryesisë së degës, në emër të Akademik Nexhat Dacit, në emër të kryesisë qëndrore në Prishtinë, me urimin ; ” Për një vitë të mbarë, të lumtur dhe të suksesëshëm në punën tuaj, familjet tuaja !”
“Është, bërë një traditë e bukur kjo, tha Rexhaj, që çdo fund viti, Kërshëndellat dhe Vitin e Ri t’a festojmë së bashku me ju dhe së bashku këtë vit të festojmë për herë të parë, edhe Pavarësinë e Kosovës, dhe marrjen e ftesës së antarësimit të Shqipërisë, në Nato. Ky vit i gjenë shqiptarët, kudo në Preshevë, Bujanovc, Medvegje, Mal të Zi, Maqedoni, e Çamëri edhe më të gëzuar se asnjë herë tjetër”.
Rexhaj ndërkohë e cilësoi vitin 2008, vit të kurorzimit i të gjitha arritjeve, vit i Pavarësis së Kosovës, fitores së popullit e Kosovës, e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK-ës, me aleatin e mikun tonë të përjetëshëm, siç i quante Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti historik i Kosovës, strategu, ideatori, udhëheqësi largëpamës e Pavarësisë së Kosovës, i ndjeri dr Rugova.”
Në fund të përshëndetjes së tij Kryetari i degës së LDD-së, për Nju Jork me rrethe zoti Agim Rexhaj, faleminderojmë dhe shprehu mirënjohjen e kësaj dege, edhe për mjetet e informimit në komunitet, gazetën Bota Sot, Illyria dhe TV 21.
Takimin festiv e përshëndeti nën/kryetari i Vatr-ës, dr. Gjon Buçaj. Ai urojë festat duke thënë se nuk ka përviligj më të madh për mua, që të përshëndes këtë koktel tradicional ; në emër tim dhe në emër të kryetarit të Vatrës zotit Agim Karagjozi, njëhereshit edhe t’ju përgëzojë për këtë organizmim të bukur të këtij kokteli.

Dr. Buçaj, theksoi se: “Diaspora shqiptare në Amerikë, është deshmitare e veprave të mëdha, të cilat besojë se historia do t’i shkruaj me gërma të mëdha edhe për ne shqiptarët Amerikës, për atë çka kanë bërë e bëmë, vite të tëra në dobi të çështjes kombëtare, e sidomos përpjekjet e parreshtura për pavarësinë e Kosovës.
E ndërsa shprehim faleminderimin dhe mirënjohjen tonë të thellë për të gjitha këto sakrifica, na del edhe përgjegjësia, t’ua trashëgojmë këto, edhe fëmijëve tanë, duke u angazhuar se kurr nuk do të ndalemi në rrugën tonë, për më shumë të drejta të shqiptarëve në të gjitha trojet etnike, dhe e ri përsërisë se Federata PanShqiptare e Amerikës, VATRA, do të jetë flamurtare e çështjes shqiptare në Amerikë,” përshëndeti në emër të Vatr-ës, nën/kryetari i dr Gjon Buçaj.
Edhe anëtari i kryesisë së Vatr-ës, z Zef Balaj përshëndeti dhe urojë festat e fund vitit. Ai foli në emër të Vatr-ës, e të LQSHA-, si anëtar i Bordit,. Agim Muja, veprimtar i komunitetit, i ju urojë festat në emër të babait tij dhe familjes Muja, si një vatran dhe si një anëtar i shoqatës Rugova, Më pasë përshëndeti edhe zoti Marjan Cubi. “Më vjen mirë, që më jepet rasti t’ju përshëndes të gjithëve përzëmërsisht, t’ju urojë edhe unë me këtë rastë, tha zoti Cubi, festat e fund vitit, Kërshëndellat dhe Vitin e Ri, duke ndarë së bashku me ju të njëjtin gëzim për këto ngjarje të mëdha historike, që përjetuam së bashku këtë vitë. Dëshirojë tha ai të cekë se ne shqiptarët i gëzojmë kësaj rradhe edhe administrates së re dhe dy miqëve tanë të mëdhenjë, zv/presidentit të SHBA-së, Joseph Biden dhe Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton.”
Kryeredaktori i gazetës shqiptaro – amerikane Illyria, Dalip Greca, duke marrë fjalën tha se edhe unë përfitojë nga ky rastë, meqense më jepet fjala; tju faleminderojë dhe t’ju urojë, të gjithëve ju bashkëatdhetarve të mi, e me këtë rast t’ua urojë edhe unë festat e fund vitit, tha Greca, Kërshëndellat dhe Viti i Ri, kësaj here janë dy festa që kanë një lidhje të mrekullueshme, i mbushur me ngjarjet hyjnore që ndodhën për ne shqiptarët në këtë vit, vit ky që me të drejtë do të njihet edhe si Viti i Shqiptarëve, citojë Greca. Në fund koktelin e përshëndeti edhe Syl Lajçi, duke uruar “Gëzuar dhe suksese! një vit të lumtur dhe të begatë për të gjithë shqiptarët !”.

BEQIR SINA, New York

KOMENTOJE