Qato arrinë një fitore historike, në shtëpinë e tij mbretërinë e boksit, shkatërron bokserin amerikan David Estradën në 6 raunde

Boksieri 30-vjeçar, Kreshnik Qato ka fituar me “knock-out”-i teknik, 12 me 10, duke ngritur lart flamurin kuq e zi, dhe peshë entuziasmin e qindra shqiptarëve

WASHINGTON D. C: Boksieri i mirënjohur shqiptar, Kreshnik Qato fitoi në duelin me , zhvillojë mbrëmë më 20 dhjetor 2008 ndeshjen për të mbrojtur titullin e kampionit të botës në peshën e mesme, në versionin WBF. Siç dihet, këtë titull bokseri shqiptar, që bokson flamurin dhe simbolet kombëtare shqiptare Kreshnik Qato, e patë fituar më 4 prill 2008, kur u ndesh me portugezin Vitor Sá, në duelin për kurorën e kampionit të botës të World Boxing
Në meçin e organizuar nga kompania amerikane të “Babie-Girl-Production” dhe ajo shqiptare “Yldon” Sh.p.k., Qato, ka fituar me një “knock-out”-i teknik që në raundin e gjashtë, duke ngritur peshë disa qindrat e shqiptarëve, që kishin udhëtuar nga Çikago, Detrioti, Bostoni, Nju Jorku, Nju Jersi, Karolina e Veriut, Virxhinia, Uashingtoni, Teksasi dhe Arizona, të pranishëm në pallatin e sportit “Burr Arena” të Universitetit të Hauardit në kryeqytetin amerikan.
Dueli i 30-vjeçarit shqiptar me amerikanin e me origjinë guatemalo-meksikane, David Estrada, i cili jeton në Çikago, u zhvillua në kompleksin sportiv “Burr Arena” të Universitetit “Howard” në Uashington D.C, Meçi përfundojë në raundin gjashtë kur traineri i guatemalo-meksikane, David Estrada, me nofkën ” Nusja e Lalës”, u detyrua t’a ndëpres meçin duke hedhur peshqirin e barrdhë.
Ishte ky momenti më kulminantë që shpërtheu nga një entuziasëm i madh i qindra adhuresve shqiptarë, që mbanin në duar flamurin kuq e zi dhe thërsinin “Qato – Qato – Albania – Albania”. Ndeshja e Qatos ka një vlerë të veçantë, për arsye se, ky duel i dha atij për të dytën herë rrypin e kamiponit në kategorin e WBF.
Sipas disa gazetave të boksit amerikan, shkruhet sot se Qato e ka “sulmur me grushta të njëpasnjëshëm, Estradën, sa që edhe ai vetë nuk e ka menduar se nga vinin grushtat në fytyrë” “Grushtimet e Qatos në raudin e 6-të ia “dërrmuan” fytyrën Estradës, duke e gjakosur atë në syrin e majtë” . Në momentin që Estradësi shpertheu gjaku në sy, traneri i tij hodhi peshqirin e bardhë në ring. Mirpo, Estrada, u pa të ishte i pa kënaqur nga ky veprim i trainerit të tij, dhe refuzojë vendimin e gjyqtarit Joe Cooper, i cili çoi në vend vendimin e jurisë, teksa ngriti dorën lart Qatos, duke fitur me “Knock-out” teknik 12 me 10 , 2 munita e 18 sekonda pasi kishte nisur raundi i gjashtë.

Megjithatë meçi kishte një të veçantë tjetër. Mbasi ndonëse, bokseri nga Shqipëria e jeton në Angli, zhvillonte për herë të parë një ndeshje boksi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kreshnik Qato është ndier në fakt si në shtëpinë e tij, pasi shqiptarët dhe ngjyrat kuqezi, si dhe brohorimat në gjuhën shqipe kanë mbushur arenën sportive dhe kampioni në fuqi nuk i ka zhgënjyer ata, duke u dhuruar një fitore të padiskutueshme, të paktën këtë fakt ai e ka pohuar edhe vetë pas fitores.
Sipas komentatorit të mirënjohur amerikan të boksit, Gary Williams, i cili ka më se 21 vjet që spikat në këtë sport, “Qato ishte mjaft i saktë teknikisht, duke shpalosur një mbrojtje të qëndrueshme dhe duke u kundërpërgjigjur mjaft mirë. Estrada u përpoq në maksimum, por nuk mundi ta përballonte lojën gjithnjë në rritje të kampionit në fuqi”.
“Qato vijoi t’i jepte kundërshtarit goditje të forta dhe të pastra në kokë dhe në trup, – vijon më tej komentin e tij gazetari i mirënjohur amerikan i boksit. – Raundi i pestë ka paralajmëruar epërsinë në rritje të boksierit shqiptar, i cili e dominoi plotësisht atë, ndërsa raundi i gjashtë ishte thjesht një formalitet”.
“Boksieri shqiptar vijoi sulmin e tij të pamëshirshëm dhe trajneri i Estradës u detyrua të hidhte peshqirin në ring, duke sinjalizuar kështu edhe dorëzimin e boksierit të tij, saktësisht pas 2 minutash dhe 18 sekondash të raundit të gjashtë”, – përfundon komentin e tij Uilliams, i cili shprehet gjithashtu i impresionuar nga prania e shumtë dhe mbështetja e zjarrtë e shqiptarëve për Qaton.
Ndeshja e zhvilluar në Hauard të Uashingtonit u ndoq me brohorima nga qindra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në SHBA dhe brohorimat nga qendra sportive, ku u zhvillua ndeshja, u zhvendosën në rrugë dhe më pas në një lokal shqiptar në Uashington. Në festë, e cila ka zgjatur deri në agim, merrnin pjesë edhe zv.ambasadori, Kreshnik Çollaku, dhe Dritan Mishto, përfaqësuesi shqiptar, i ngarkuar me çështjet e NATO-s. Të cilët, në emër të shtetit shqiptar dhanë një kontributë të çmuar në mbarvajtjen e meçit, duke vlersuar lart bokserin tonë “kampionin e botës” në versionin “WBF”, Kreshnik Qato

Kreshnik Qato: Kjo, një fitore e të gjithë shqiptarëve

Pasi është rikonfirmuar “kampion i botës” në versionin “WBF”, Kreshnik Qato, sipas medies shqiptare u shpreh i kënaqur për fitoren dhe kërkon të mos i vendosë kufi vetes. Në një bisedë telefonike , boksieri që ngriti sërish lart flamurin e Shqipërisë, tha se së shpejti do të bëjë të ditur planet e tij dhe të promotorit të tij, Ylli Ndroqi, për ndeshje të reja dhe më emocionuese, sigurisht për të rimbrojtur brezin e artë.
“Së shpejti, unë dhe menaxheri im, Ndoqi, do të zbardhim një plan të ri, ku do të bëjmë të ditura edhe lëvizjet tona të ardhshme për të mbrojtur titullin e kampionit të botës”, – tha Qato, i cili preferoi të mos bënte të ditura detaje nga ky projekt i ri i cili siç theksoi edhe vetë, “do të bëhet publik së shpejti”. Boksieri, i cili duke u gdhirë e diela (me orën shqiptare), u rikonfirmua kampion i botës, pas fitores me nokaut teknik ndaj boksierit amerikan, David Estrada, nuk harroi për asnjë çast të falënderonte për mbështetjen promotorin e tij, Ylli Ndroqi, dhe ata qindra tifozë shqiptarë të cilët i dhanë zemër gjatë përballjes së zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Jam ndier si në shtëpinë time, – tha ai duke folur pas ndeshjes. – Nuk dalloja dot ndryshim dhe më dukej jo sikur ishim në Uashington, por sikur ishim në Shqipëri”.

BEQIR SINA, New York

KOMENTOJE