Federata PanShqiptare e Amerikës VATRA , u bënë thirrje forcave politike në Shqipëri, të miratojnë ligjin e Dosjeve

VATRA po i drejtohet qeverisë amerikane dhe në mënyrë specifike Departamentit të Shtetit ,që me të gjitha mjetet, pa hezitim e sa më parë të ushtrojnë ndikimin e tyre në Tiranë në mbështetje të realizimit të këtij proçesi në Shqipëri

NEW YORK CITY : Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nacionalistët, patriotët, atdhetarët e demokratët e vërtet shqiptaro – amerikan, ata të cilët për më shumë se 100 vjet në mërgim kanë qënë disa nga shtyllat kryesore të çështjes kombëtare, pavarësinë e Kosovës, zgjidhjen e çështjes shqiptare në të gjitha trojet etnike, zgjidhjen e çështjes Çame, rrëzimin e Qeverisë komuniste të Tiranës, përsëri ngrenë zërin e tyre. Mesazhi i kësaj pjese i drejtohet ashtu si Tiranës, edhe Qeverisë së re Amerikanë, Kongresit, Senatit amerikan, dhe popullit të SHBA-vë.
Kjo shtresë, e cila ka bërë përpjekje titanike, në momente më të vështira të kombit shqiptar, për të ndihmuar në të gjitha aspektet çështjen shqiptare në Ballkan, dhe, njëra nga forcat kryesore në diasporë për demokratizimin e Shqipërisë, bënë thirrje që nesër(22 Djetor) Kuvendi i Shqipërisë, të kalojë pa asnjë mëdyshje ligjin i dosjeve. Në këtë aspekt, ata permendin dhe rolin historik të kësaj pjese të diasporës shqiptare në SHBA-së, patriotëve dhe demokratëve shqiptarë në SHBA-ës, dhe se do të kenë mbështetjen e përkrhajen e tyre në SHBA-së, dhe se nuk do të kursehen në luftën kundër atyre që ja bënë gjëmën popullit shqiptar, për më shumë se 50 vjet, sa e sunduan Shqipërinë e popullin shqiptarë.
Sikurse edhe Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, e themeluar në vitin 1912-të, në SHBA-së, ka ndjekur me vëmendje zhvillimet politike të ditëve të fundit në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë vonesën në kalimin e ligjit të pastërtisë së figurave, njohur ndryshe edhe si ligji i lustrimit apo ligji i dosjeve.
VATRA është në favor të ligjit “Për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë dhe të të zgjedhurve” dhe hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të ish- sigurimit të shtetit dhe e konsideron këtë një reflektim të vonuar ndaj kërkesë mbarëshoqërore për pastrim dhe rezolutës së Asamblesë të Këshillit të Evropës për dënimin e krimeve të komunizmit.
Një ditë para se Kuvendi i Shqipërisë të vendos për votimin e projektligjit per hapjen e dosjeve te ish bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit, shoqata më e vjetër në SHBA-së, Federata PanShqiptare e Amerikës VATRA , u bënë thirrje forcave politike, të miratojnë ligjin. Në dekleratën e Vatrës të nën shkruar nga kryetari i saj zoti Agim Karagjozi , thuhet se “Ai ligj duhej të ishte aprovuar dhe të kishte hyrë në fuqi në vitet e para pas përmbysjes së diktaturës komuniste. Nëse zvarritja e kalimit të tij deri më sot ka qënë një gabim, pengesa e tij sot është faj.”

Në dekleratën e Vatrës thuhet se qëllimi i atij ligji nuk ka lidhje me hakmarrje apo revanshe. Ai synon vetëm te vendosë të drejtën dhe pa respektimin e së drejtës nuk mund të ketë paqe e drejtësi në një shoqëri. Proçesi i hedhjes dritë mbi krimet e komunizmit është një mundësi pendese për persekutorët.Pa këtë pendim nuk mund të ketë pajtim social.
Është i papranueshëm fakti, ceket në dekleratë që individë që kanë projektuar e realizuar krimet e komunizmit sot,pas 18 vjetësh demokraci në Shqipërinë anëtare të NATOS, të vazhdojnë të kontrollojnë
pozicione kyçe në strukturën e shtetit shqiptar, në parlamentin e vendit dhe në tërësi në jetën
politike e publike. Kjo është një fyerje e dhunim i ri i së drejtës qytetare të mijrave të
persekutuarve nga regjimi komunist, thkesohet në dekleratën e Vatrës.

VATRA mbështet fuqimisht ligjin për pastrimin e figurave të paraqitur nga qeveria shqiptare. Ajo i bën thirrje parlamentit shqiptar që pa vonesë ta miratojë ketë ligj. Ajo gjithashtu i kërkon
opozitës së majtë të jetë pjesë kontribuese e këtij proçesi, duke dëshmuar që është shkëputur nga cdo lidhje apo nostalgji me të shkuarën enveriste.
Ajo çka të bënë përshtypje në këtë dekleratë, është fakti se Vatranët flasin me gjuhën e qytetarit amerikan. Vatranët, pohohet në dekleratë janë shtetas Amerikanë, dhe si të tillë në emër të tyre VATRA po i drejtohet qeverisë amerikane dhe në mënyrë specifike Departamentit të Shtetit ,që me të gjitha mjetet, pa hezitim e sa më parë të ushtrojnë ndikimin e tyre në Tiranë në mbështetje të realizimit të këtij proçesi në Shqipëri.
VATRA gjithashtu njofton se për çështjen në fjalë do të zhvillojë një fushatë intensive sensibilizimi në kongresin dhe senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nëse në vitin 1990 u fitua pluralizmi politik, beteja për vendosjen e së drejtës historike me të cilën ka lidhje ky proçes ka të bëjë me fitoren e pluralizmit shpirtëror.Pa këtë asnjë demokraci nuk mund të ketë të ardhme të sigurtë.

BEQIR SINA, New York

KOMENTOJE