Filmi shqiptarë Koha e Kometës

VIDEO (shiko filmin)

Filmi “Koha e Kometës” i regjisorit Fatmir Koci, një bashkëprodhim shqiptaro-gjerman është realizuar mbi librin “Viti i mbrapshtë” të shkrimtarit Ismail Kadare. Në të interpreton një staf aktorësh si Masiela Lusha, Blerim Destani, Çun Lajçi, Thomas Heinz Ralf Moeller, Luan Jahja, Xhevdet Feri etj. Premierën e parë të tij, “Koha e kometës” e pati në Festivalin Ndërkombëtar Veror që u mbajt në Durrës, ku u vlerësua edhe me çmimin e filmit më të mirë kombëtar. Më tej filmi u prezantua edhe për publikun e Prishtinës, Tetovës dhe Shkodrës.

Ngjarjet zhvillohen në Shqipërinë e vitit 1914. Princ Vidi behet mbret i Shqipërisë. Ai merr një letër nga fanatikët muslimanë, të cilët i kërkojnë të bëhet synet, por ai refuzon. Shestani, një musliman dhe katër miqtë e tij nisen për luftë. Por rrugës Shestani takon Agnes, një vajzë katolike që po e çojnë në manastir për ta bërë murgeshë kundër dëshirës së saj. Ata bien në dashuri. Shestani dhe shokët e tij vazhdojnë të kërkojnë luftën pa e gjetur atë.

“Koha e Kometës” është filmi me buxhetin më të lartë në historinë e kinematografisë shqiptarë.

KOMENTOJE