Administrata Obama thotë se do të krijojë vende të reja pune – deri në fund të mandatit të tij ai parasheh të punësojë 2.5 miljon njerëz
WASHINGTON D. C: Kjo është zyrtare, shkruan e përditëshmja njujorkeze New York Daily News, “Shtëpia e Bardhë, për herë të parë do të ketë edhe “Gjyshen e Parë”.
Ekipi i tranzicionit, deklarojë të premten atë se gruaja e të atit të Presidentit Barack Obama, Marian Robinson, 71 vjeçe, do të kalojë me banesë në adresën 1600 Pennsylvania Ave.(kompleksi i Shtëpisë së Bardhë), për t’u kujdesur, për dy vajzat e çifitit Obama, Malia dhe Sasha në shtëpinë e re.
“Ajo do të vendos se kur do të vijë ose nëse nuk dëshiron të banojë në Wshington D.C” , tha zëdhensja e ekipit të tranzicionit Katie McCormick Lelyveld.
Gjatë fushatës zgjedhore , kur Obama udhëtone nëpër SHBA-së, pranë fëmijve të tij – dy vajzave Malia dhe Sasha, qëndronte të kujdesej për ato, gjyshja e tyre Marian Robinson. Media thekson se ajo është një gjyshe e mirë, dhe “guzhinjeri” e mirë e fëmijëve.
Duke iu referuar së përditëshmes njujorkeze New York Daily News, mësohet se edhe Gruaja e Parë, Michelle Obama, ka zgjedhur si shefe të stafit të saj Cristeta Comerford, e cila do të mbajë të njëjtin postë që ka pasur, prej kur e mori këtë detyrë nga ish Gruaja e Parë, Laura Bush në vitin 2005.
Gjatë këtij tranzicioni, mësohet se më shumë se 90 përqind e punonjësve të Administratës Bush, do të largohen nga puna, për t’u zvendësura nga punonjësit e emruar nga Administrata e re e Presidentit të 44-të Barack Obama.
Ekipi i tranzicionit, dhe vetë Obama ka deklaruar se do të krijojë edhe vende të reja pune për punonjësit e rinjë të Administratës së re.
Presidenti i zgjedhur Barak Obama po promovon planin e tij ekonomik për krijimin e 2.5 milionë vendeve të reja pune në dy vitet e para të mandatit të tij. Zoti Obama thotë se sipas planit shumë njerëz do t’i futen punës në rindërtimin e rrugëve dhe urave, duke modernizuar shkolla dhe zhvilluar burime alternative të energjisë.
Presidenti i zgjedhur Barak Obama thotë se Shtetet e Bashkuara po përballen me një krizë të paparë ekonomike dhe se duhet bërë më shumë për të kthyer njerëzit në vendet e punës. Zoti Obama tha se ai i ka kërkuar ekipit të tij ekonomik të hartojë një plan sipas të cilit deri në janar të vitit 2011 do të krijohen 2.5 milionë vende të reja pune. Duke folur në fjalimin e përjavshëm të Partisë Demokrate zoti Obama tha se ka ndërmend ta çojë me shpejtësi këtë plan për miratim në Kongres.
BEQIR SINA, New York