Forcat e shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë 151 pasagjerët e aeroplanit “Airbus A320” të kompanisë “US Airways”, që u rrëzua të enjten në lumin Hudson në Manhatan të SHBA-ve.
Lajmin e ka bërë të ditur për mediat ndërkombëtare një nga pasagjerët e avionit.
Sipas dëshmitarit, piloti përpara se mjeti të binte paralajmëroi pasagjerët që të përgatiteshin për përplasjen.
Shkak për aksidentin mendohet të jetë kontakti i avionit me një tufë zogjsh që fluturonin në momentin e ngritjes së avionit.
Senatori amerikan, Charles Shumaher e vlerësoi pilotin si një hero i vërtetë që diti të menaxhojë këtë situatë.
Një njësitë i posaçëm shpëtimi është nisur nga Washington për të hulumtuar dhe hetuar motivet e kësaj fatkeqësie. Vetëm tre veta janë shtrirë në spitalin St. Vincent, ndërsa të tjerët janë mirë me shëndet. /tch/ina/telegrafi/